Lidhu me ne

Kryesore

Edhe Republika e Ajatollahëve preket nga korrupsioni

0,,19517770_303,00_2016_09_03_13
Në mediat iraniane janë shtuar shumë raportet për rastet e korrupsionit. Të mërkurën është raportuar që një drejtues i fondit të financave në ministrinë e Arsimit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij është arrestuar. Komisioni i sunduar nga deputetët konservatorë për luftimin e korrupsionit ka kumtuar se bëhet fjalë për përvetësimin e rreth 200 milionë euro.
Lajmi festohet nga konservatorët. Mediat konservatore raportojnë gjerësisht për rastet e këtilla të korrupsionit në kabinetin qeveritar të liberalit Hassan Rohani. Mendohet se kjo qeveri ka shpërdoruar shuma marramendëse prej heqjes së sanksioneve.
“Zbulimet e këtilla ndërlidhen gjithmonë me qendrat e ndryshme të pushtetit në Iran. Nuk ka institucione të pavarura, të cilat e kontrollojnë qeverinë apo administratën qeveritare. As mediat nuk janë të pavarura. E të mos flasim për drejtësinë”, mendon analisti Taghi Rahmani, në bisedë me DW. Gazetari iranian i ka kaluar 15 vjet pas hekurave, ndërsa tani jeton ekzil, në Paris. Në këto lajme ai sheh një fushatë të gjërë kundër presidentit Rohani.
Një nga më të besueshmit
Kritikat për korrupsion kanë arritur ndërkohë edhe vetë presidentin. Vëllai i Rohanit Hossein Fereydoun dyshohet se është përfshirë në biznes të paligjshëm, po ashtu dhe këshilltari i presidentit. Presidenti e ka ndërruar emrin e tij, kur i ka filluar studimet e teologjisë. Rohani do të thotë klerikë. Edhe vëllai më i vogël i tij është politikan. Sipas informacioneve të portaleve, Hossein Fereydoun ka bërë manipulime të shumta që nga koha e ish-presidentit Ahmadinejad dhe ka përfituar shumë në kohën e sanksioneve.
Hossein Fereydoun ka influencuar vendime të rëndësishme në ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Ali Tayebnia është ftuar në parlament të përgjigjet ndaj akuzave. Nëse përgjigjet nuk janë të kënaqshme, do ta thërrasim edhe presidentin, bëjnë të ditur deputetët. Presidenti është përgjegjës për aktivitetet e vëllait, thotë ata. Rohani nuk është presidenti i vetëm në Iran, i cili e ka marrë në presidencë vëllain e tij. Këtë e e kanë bërë edhe të tjerët.
“Kush ka një vëlla të korruptuar, ai edhe vet është i korruptuar”
Gardat e revolucionit janë pjesa qendrore e forcave konservatore në Iran. Paralelisht me këtë, ato kanë edhe një influencë shumë të madhe në ekonominë iraniane. Para Rohanit, garda ka pasur një raport shumë të mirë me bankat. Duket se kjo po ndryshon.
Rohani e ka kritikuar shpesh gardën. Ai ka premtuar një fushatë më të gjerë kundër korrupsionit, por ai vet nuk mund ta luftojë korruspionin. Korrupsioni në Iran është sistematik, vlerëson docenti Rahmani në Universitetin Paris- Descartes. “Tani është përmirësuar pak pozita e korrupsionit, nga 144 (në vitin 2013) në 130 në vitin 2015. Por për një luftim të denjë të korrupsionit, kërkohen aksione të koordinuara mirë me autoritetet e tjera. Ndërkohë që drejtësia nuk do të bashkëpunojë, sepse ajo udhëhiqet nga qarqet fetare konservatore. “Ai që ka një vëlla të korruptuar, është edhe vet i korruptuar”, beson Rahmani.
DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix4 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore5 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix5 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar7 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore7 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal7 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix8 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar8 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook