Lidhu me ne

Aktualitet

A po mashtrohen shqiptarët nga tregtarët?

6d7fe21631ce27901e6acccd8e719426_puhia-905x450

Abuzimet me peshën dhe matjen nuk janë në nivelin e kërkuar bashkëkohor dhe konsumatori shqiptar është i pambrojtur.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), vërehet se ky institucion “vuan” nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjithë subjekteve me instrumente matës në përdorim, nga problematikat e licensimit, monitorimit dhe inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matësve të energjisë elektrike dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo e qëndrueshme, si dhe nga mangësitë e konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve.

Sipas raportit të KLSH, janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara: vetëm 0.65% e subjekteve; numri më i madh i gjobave (130) është në 2013, si dhe numri më i vogël (10) është në vitin 2012, me prirje rënie nga 2013 e në vazhdim, raporton Scan.

Në strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013­dhjetor 2015 rezulton se 74 % e tyre u përkasin njësive të tregtimit të karburanteve (në pjesën më të madhe të të cilëve për shkaqe të furnizimit jashtë tolerancave ligjore), 15 % mungesës së peshës sipas etiketimit në subjektet e tregtimit të mallrave të parapaketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj.

Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj. Nga 270 gjobat e vendosura janë nxjerrë titujt ekzekutivë për 186 prej tyre (69 %) dhe rezultojnë të përmbushura plotësisht dhe/ose pjesërisht 91 prej tyre./Dita

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook