Lidhu me ne

Kryesore

Kur tatimet bëhen bashkë me oligarkët për të grabitur investitorët e huaj

alba-beton-701x526

Bankers Petrolium—kompania më e madhe në vend dhe njëkohësisht investimi më i madh i huaj—ka qenë për shumë muaj në vështirësi për shkak se administrata tatimore e akuzoi për shmangie të rreth 60 milionë dollarëve tatim mbi fitimin, me anë të fryrjes fiktive të shpenzimeve dhe investimeve të kompanisë.

Pas një konflikti disa mujor—i cili u përshkallëzua deri në bllokimin e llogarive të kompanisë nga qeveria dhe ankimin e çështjes në arbitrazhin ndërkombëtar nga kompania—palët arritën një marrëveshje në bazë të së cilës Bankers hoqi dorë nga padia në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar, duke ja lënë sqarimin dhe gjykimin e çështjes një kompanie audituese ndërkombëtare, vendimi i të cilës do të ishte përfundimtar dhe do të pranohej nga të dyja palët.

Bankers, gjithashtu, pranoi dhe filloi të paguante menjëherë me këste detyrimin tatimor të pretenduar nga qeveria, ndërsa qeveria në shkëmbim zhbllokoi llogaritë e saj bankare.

Pak ditë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, Bankers firmosi një kontratë shitjeje me një kompani kineze, çmimi i së cilës reflektoi, natyrisht, krizën e saj me qeverinë. Por kjo shitje nuk u miratua nga qeveria kineze duke e shtyrë mbylljen formale të shitjes për në fund të shtatorit.

Në fund të gushtit, audituesi ndërkombëtar i dha të drejtë Bankers në mosmarrëveshjen me qeverinë. Si rezultat, Bankers i detyrohet zero taksa qeverisë shqiptare dhe qeveria duhet t’i kthejë kompanisë rreth 37 milionë euro taksa që Bankers pranoi t’i paguante pas arritjes së marrëveshjes të sipërpërmendur.

Ky vendim do ta rrisë ndjeshëm vlerën në treg të Bankers në krahasim me periudhën e krizës në marrëdhëniet e saj me qeverinë.

Në vitin 1998, dy italianë krijuan në Shqipëri një impiant të prodhimit të betonit, me teknologji moderne dhe të mirëorganizuar. Puna u eci shumë mirë. Por shpejt u filluan problemet me zyrën e tatimeve, e cila në mënyrë të pabesë u vendosi një ditë një gjobë të jashtëzkonshme për evazion të tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH.

E llogaritur në mënyrë krejtësisht arbitrare, gjoba kalonte edhe vlerën e vetë kompanisë. Dialogu me tatimet nuk shërbeu për asgjë, as ankimi kundër gjobës, aq më pak kërkesa për ndihmë në Ambasadën Italiane, deri sa situata u bë dëshpëruese.

Pas një sërë ngjarjesh traumatike, përfshi një konflikt me armë mes policisë private që ruante impiantin dhe Policisë Tatimore që donte të konfiskonte kompaninë, ortakët vendosën ta shesin—të merrnin sa të merrnin dhe të largoheshin nga Shqipëria.

Dhe në fakt, kompania u shit për një shumë më të vogël edhe se vlera e pajisjeve në pronësi të saj, por për italianët e dëshpëruar kjo ishte më mirë se asgjë. Kështu në fund të vitit 2003, kompania, së bashku me të gjitha pajisjet, teknologjinë, klientët, por edhe detyrimin tatimor, u shit tek një kompani që shërbeu si mbulesë për njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj të vendit, të lidhur me pushtetin, i cili në atë kohë kishte pothuajse monopol në sektorin e ndërtimit.

Pas pak kohe nga blerja, pronari fiktiv i impiantit ia “shiti” aksionet ndërtuesit të njohur, dhe pas disa muajsh u zgjidh ose më saktë u fshi detyrimi tatimor, madje pa asnjë gjobë. Kështu, ndërtuesi u bë dhe është edhe sot pronari legjitim i kompanisë, të cilën e shtiu në dorë për “dy lekë”.

Në fillim të vitit 2013, një kompani e rëndësishme minerare u gjend në vështirësi për shkak të falimetimit të kompanisë mëmë të huaj e gjendur mes vështirësish financiare. Ndërkohë qeveria shqiptare i detyrohej degës së saj një shumë të jashtëzkonshme për shkak të TVSH-së së parimbursuar ndër vite nga eksporti i mineralit, të cilën nuk ka arritur ta marrë dot për ‘vështirësi” burokratike, megjithëse e ka kërkuar prej vitesh.

Në këto kushte një nga afaristët më të mëdhenj të vendit ble kompaninë mëmë dhe bashkë me të edhe koncesionin në Shqipëri për nxjerrjen e mineralit. Pak javë pas blerjes, adminsitrata tatimore i rimburson kompanisë tani në pronësi shqiptare gjithë shumën e papaguar të TVSH-së së parimbursuar e cila në vlerë më e madhe se vlera me të cilën afarsiti shqiptar bleu kompaninë. Kompania sot lulëzon.

Këto janë vetëm tre shembuj, ndër shumë të tjerë, në të cilin një investitor i huaj është detyruar të shesë investimin në Shqipëri për “mosprakticitet” të mjedisit të biznesit.

Në të gjitha rastet e mësipërme, ngërçet me investitorët u krijuan nga një sistem burokratik, i papërgjegjshëm dhe arrogant, i cili përdor standarte të dyfishta në marrëdhëniet me biznesin, në varësi të marrëdhënies që biznesi ka me pushtetin politik.

Nuk mund të thueht me siguri nëse në këto raste vështirësitë ndaj bizneseve u krijuan qëllimisht, nën ndikimin e atyre që përfituanmë pas, por kjo gjë nuk ka shumë rëndësi, pais ajo nuk ndryshon faktin që më pas tatimet favorizuan në mënyrë klienteliste interesat e biznesve të caktuara.

Mësimet që mund të nxirren nga këto histori janë të paktën tre:

1. Është e qartë se vlera e një kompanie përcaktohet mbi të gjitha nga mjedisi në të cilin vepron, i cili përcakton mundësitë dhe gjasat e një kompanie për të prodhuar fitime, vlerë të shtuar apo pasuri për pronarët, punonjësit e saj, si edhe për sistemin për rreth.

2. Është e dukshme se një mjedis shoqëror apo sistem burokratik i rrënuar mund ta ulë shumë vlerën e një investimi prodhues, deri sa ta shtyjë të heqë dorë vetë nga ajo që ka krijuar. Kjo gjë është e vërtetë sidomos në rastin ku investuesi është i huaj, duke qenë se, në ndryshim nga vendasit, një i huaj nuk ka motive familjare apo patriotike për të luftuar përtej një farë caku.

3. Përgjegjësia parësore e qeverisë është të mos lejojë krijimin e gjendjeve të tilla nga punonjësit publikë, si nga pikëpamja politike dhe morale, ashtu edhe ajo e zbatimit të ligjit dhe të marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve të huaja. Pa respektimin e tyre do të vijë në Shqipëri një kohë kur edhe kapitali i paligjshëm i narkotrafikantëve shqiptarë, i cili duhet riqarkulluar, nuk do të investohet më në Shqipëri./Exit.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook