Lidhu me ne

Aktualitet

Alibitë dhe dështimet që çuan në largimin e Haxhinastos

Kryeministria konfirmoi edhe zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, me anë të një njoftimi të shkurtër ku, lëvizja në fjalë u prezantua si dorëheqje. Në tekstin e shkurtër të përcjellë nga zyra për shtyp e qeverisë thuhet se “Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të.”. Përtej këtij sqarimi publik ka ardhur edhe reagimi i LSI-së që e ka argumentuar largimin e Haxhinastos me angazhimin e tij në hartimin e programit elektoral të LSI-së duke lajmëruar edhe emërimin e Sokold Dervishit si ministër. Në çdo rrethanë zëvendësimi i Haxhinastos do të ishte i motivuar.

Dështimi i negociatave me kinezët për Rrugën e Arbrit mbetet përgjegjësi e tij, po ashtu marrëveshja e dështuar me konçesionarin e Rinasit ka për autor ministrin e Transporteve. Për Rrugën e Arbrit PD thotë se Haxhinasto ka kërkuar rryshfet jo të vogël. “E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t’u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prish me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtu tuneli. Kjo është një mundësi për t’i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të sh’punësimit,” tha Basha në një takim me banorë tëPeshkopisë. Dështimi në përfundimin e Rrugës Tiranë-Elbasan, sërish ngarkon me përgjegjësi të njëjtin ministër dhe së fundmi rritja e primit të sigurimit të automjeteve nxori zbuluar Ministrinë e Transporteve si rregullator. Ndaj dhe largimi i Haxhinastos nuk është suprizë, surprizë ishte qëndrimi i tij kaq gjatë në detyrë./Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook