U bënë plot 19 vjet që kur Princesha Diana u nda tragjikisht nga jeta, por kujtimi i saj vazhdon të jetojë. Nëna e princave William dhe Harry, e cila kaloi shumë prej traditave familjare së bashku me dy djemtë e saj, ishte e njohur për përkushtimin e madh në bamirësi, stilin e përsosur dhe buzëqeshjen gjithmonë mikpritëse.

Princesha Diana jo vetëm ishte një ndër zonjat më me stil të të gjitha kohëve, por në të njëjtën kohë një ikonë klasike që vështirë se ka pasur konkurrencë, ndaj është edhe sot mjaft e admiruar.

Në këto foto të shpërndara sot, në kujtim të ndarjes së saj nga jeta, gjithçka duhet të mbani mend nga ajo, janë pikërisht momentet e çdo kohe, që përmes Dianës, tregojnë sa shumë i donte dhe i vlerësonte ajo njerëzit.

Sot, një ndër fotot që nuk është parë më parë është nga dasma e çiftit mbretëror – Diana me fustan të bardhë në Buckingham Palace, më 29 korrik, 1981. Fotoja është bërë nga një fotograf anglez, Lord Patrick Lichfield. Askush nuk është i surprizuar nga fotoja që tregoi edhe një herë se Diana ka qenë dhe mbetet ikonë fashioni. Në kujtim të përvjetorit të vdekjes së princeshës.