Lidhu me ne

Aktualitet

Cili e ka fajin për mostransmetimin e ndeshjes Shqipëri – Marok?

Radiotelevizioni Shqiptar ka reaguar sot për të sqaruar se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri – Marok, zhvilluar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Sipas Departamentit të Sportit të RTSH-së, mostransmetimi i ndeshjes ka ardhur për shkak se kompania përkatëse nuk ka shpallur procedurat tenderuese dhe nuk i ka kthyer përgjigje ofertës së RTSh-së. Dhe këtu del në skenë roli i FShF-së, drejtuesi i së cilës, Armando Duka, u shfaq krah kryeministrit Edi Rama dje në Shkodër.

“…Sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH-së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.

Pavarësisht çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me procedura të rregullta tenderimi, për sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSH-së, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSH-së nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore. Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq.
Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHF-ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH-së”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndoshta përgjgjësia do kërkuar edhe te FSHF-ja, te kjo principatë e Armando Dukës, miku rishtar i kryeministrit. E me siguri që edhe ky i fundit e ka ditur një gjë të tillë dhe thjesht e ka fare të thjeshtë: mban miqësinë e Dukës kundrejt anashkalimit të transmetimit të ndeshjes nga RTSh. Kuptohet këtu favorizohen edhe sekserët siç na thotë RTSh e që nuk është vështirë të kuptohet kush janë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook