Lidhu me ne

Kryesore

Edhe një herë mbi sigurimin e detyrueshëm të pronave

shtepite-termete-701x526

Në shtyp u dha lajmi se Autoriteti i Monitorimit Financiar (AMF)—një institucion i pavarur nga qeveria—po përgatit një projekt-ligj për të bërë të detyrueshëm sigurimin e pronës nga rreziqet natyrore, si tërmetet dhe përmbytjet

Nëse projekti bëhet realitet, çdo pronar duhet të paguajë rreth 5 mijë deri në 7 mijë lekë (40-50 euro) për sigurimin vjetor të pronave, përveç taksave lokale mbi to.

E gjithë kjo bëhet për të përfituar dëmshpërblim nëse prona do të dëmtohet nga shkaqe natyrore. Ndërkohë dihet mirë se në praktikë ka një hendek të madh mes kërkimit të dëmshpërblimit dhe arkëtimit të tij nga kompanitë siguruese.

Sigurimi i detyrueshëm në Shqipëri nuk është veprim i ri, dhe ka legjitimitet bazuar në faktorë shoqërore— mjafton të përmendim dy raste të njohura mirë: sigurimin e detyrueshëm për automjetet; dhe sigurimin shëndetësor dhe shoqëror për punonjësit.

I pari është i nevojshme për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në përdorimin e mjeteve motorike ndaj palëve të treta, ndërsa e dyta duhet për t’i siguruar çdo punëtori trajtim shëndetësor dhe pension.

Duke qenë të detyrueshme, pra duke mos patur mundësi për të mos i zgjedhur këto sigurime, legjitimiteti i tyre varet nga rezultati final: dëmshpërblimi në rastin e automjeteve; dhe cilësia e shërbimit shëndetësor dhe niveli i pensionit në rastin e sigurimeve shëndetësore e shoqërore. Fatkeqësisht, niveli dhe cilësia e këtyre shërbimeve lë shumë për të dëshiruar.

Në vetvete, fakti që kemi një qeveri e cila mendon për shëndetin financiar të qytetarëve në rast katastrofe është gjë e mirë sepse ndihmon në perceptimin e një shoqërie më të mbrojtur.

Por pyetja e pashmanghshme është: çfarë kuptimi ka të detyrosh pronarët e banesave të sigurohen, kur shteti është i pafuqishëm të detyrojë kompanitë e mëdha, madje edhe kur ato punojnë me kontrata shtetërore, të paguajnë sigurimet për të gjithë punëtorët?

Ndoshta qeveria do të bënte më mirë t’i shpenzonte energjitë për të detyruar pronarët e kompanive të sigurojnë punëtorët e tyre—kujtojmë se së fundmi në landfillin e sharrës u zbulua se edhe kompania me kontratë bashkiake, punëson qindra fëmijë nën moshë dhe të pasiguruar—se sa të detyrojë qytetarët të paguajnë siguracion mbi banesat e tyre./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet1 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook