Gatime
Sëmundjet që kuron portokalli!
Portokalli bën pjesë tek ato fruta që kanë një rëndësi të veçantë në organizmin tonë, si edhe në kurimin e problemeve shëndetësore të ndryshme. Vetë aroma e këtij fruti ndikon në shërimin e e mjaft problemeve shëndetësore. Ajo është mjaft e dobishme kundër infeksioneve, dhimbjeve në muskuj, sëmundjeve në gojë dhe në mishin e dhëmbëve. Po ashtu, mund të përdoret edhe si afrodiziak. Ditët e lodhshme mund t’i kaloni në mënyrë paksa më të këndshme sesa t’i lini ashtu siç edhe në të vërtetë mund të jenë. Sipas mjekëve, gjatë kësaj periudhe kohore në shtëpitë tuaja mund të sillni vullnetin përmes aromave të ngrohta e të këndshme. Aroma, jo vetëm që e bën më të këndshëm ambjentin ku jetoni, por forcon edhe sistemin tuaj imun, si dhe ndihmon në risjelljen në kujtesë të momenteve të bukura nga e kaluara. Veçanërisht sugjerohet aroma e freskët e portokallit të qëruar. Kjo aromë lehtëson pengesat në tretje dhe është e mirë për një lëkurë të shëndetshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu