Kryesore
Rruga e Arbrit do të bëhet…Qeveria e ka marrë seriozisht
Mazhoranca aktuale nuk ka se çfarë të ofrojë tjetër për zgjedhjet në Dibër, përveç rrugës së Arbrit. Apk premtimit për ndërtimin e saj. Muharrem Rama, kandidati i koalicionit qeverisës në Dibër, është shoqëruar në takimet në fshatin Grevë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka përsëritur premtimin me garancinë se ai ka lejëtë e qeverisë.
“Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi”, nënvizoi Ahmetaj. Natyrisht premtime…si shumë të tjera në fushatë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu