Aktualitet
Bode luante “Candy Crash Saga”, kuvendi diskutonte Vettingun
Në kohën kur seanca e jashtëzakonshme në kuvend diskutonte Vettingun, deputeti Bode ishte ne relaks dhe luante me telefonin tij.
Deputeti i Partisë Demokratike, Rdivan Bode, është filmuar nga kamerat teksa po luante lojën e njohur virtuale “Candy Crash Saga”, kur në Kuvend u diskutonte ligji i vetingut.
Bode vijoi i qetë lojën ndërkohë që ishkryeministri Berisha, i ulur në krah të tij, replikonte nga vendi.
Edhe pse opozita braktisi dje sallën e Kuvendit duke mos dhënë konsensusin për kalimin e ligjit për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që u miratua pas 88 votave pro të mazhorancës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu