Mix
Sa kohë nga jeta jonë shpenzojmë për dilemën “ҫfarë të vesh?”
Një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se ҫdo femër shpenzon 17 minuta në ditë për të vendosur se ҫfarë do të veshë.
Për dilemën e të veshurit ҫdo ditë, shumë femra fillojnë të mendojnë që në mbrëmje, duke ҫuar në total një kohë prej 6 muajsh nga jeta jonë, mes moshës 18 dhe 60 vjeҫ.
Studimi i bërë disa muaj më parë në Turqi dhe i transmetuar online në NTV, pati gjithsej 2000 gra dhe burra, 62 për qind e të cilëve pranuan se të gjitha femrat bëhen nervoze gjatë procesit të zgjedhjes së veshjes në ҫdo lloj orar të ditës. Një në tre meshkujt pjesëmarrës në studim e konfirmuan këtë fakt.
Po ashtu, 1 në 5 femra pjesëmarrëse në studim pranuan se sa herë që nuk arrijnë të gjejnë diҫka për të veshur, fillojnë të grinden me partnerin.
Ndërsa 15 për qind e femrave pjesëmarrëse treguan se, kur nuk e gjenin veshjen e duhur apo atë që kishin menduar, e gjithë dita për to ishte stresuese.
Studimi tregoi edhe kohën para një takimi. Një në 10 femra bëhen vonë për punë vetëm sepse vonohen me dilemën e veshjes, ndërsa një në 20 bëheshin vonë për takimet, sepse harxhonin më shumë kohë se ҫ’duhej për të gjetur veshjen e duhur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu