Kryesore
Nuk mjafton një Veting për të pastruar këtë hale kaq të madhe, duhen ujëra më të fuqishme
Analisti i njohur Fatos Lubonja është mundurar të ndriçojë pak mendjet e shqitarëve që kanë pak shpresë se Vetingu do të vrasë korrupsionin, se ky nuk është një ligj që do të pastrojë Shqipërinë.
“Është iluzion që me këtë vetingun do të pastrohet Shqipëria. Situata politike është mpirë, opozita është e pafuqishme. Vetingu nuk mjafton për të pastruar këtë të keqe kaq të madhe këtu. Ne e kemi të qartë se nuk mjaftion një veting për të pastruar këtë hale kaq të madhe, duhen ujëra më të fuqishme”, ka deklaruar Lubonja në një intervistë për televizionin Ora Neës.
Ndërsa pritet të votohet Vetingu në Kuvendin e Shqipërisë Lubonja nuk e sheh problemin tek numrat në Kuvend, pasi sipas tij tek veprimi i tij më vonë.
“Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhë zëra që e kundërshtojnë.Vettingu do kalojë.Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë. I kanë hyp këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarëisht se ne jemi një pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX. Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vahzdojnë të qetë, askush nuk i trazon”, shprehet analisti i njohur.
Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri e konkretisht për këtë ccështje Lubonja shprehet sketik. Ai u shpreh për ambasadorët, se marrin rroga 10-15 mijë euro dhe nuk bëjnë asgjë.
“Ka 25 vjet që i kemi ndërkombëtarët këtu, unë i shikoj gjithnjë me zhgënjim.Nuk ka vend në Ballkan që të dalë Ambasadori amerikan të jetë protagonist i politikave të bvrendshme. Kjo është situata që kemi ndërtuar ne. Lu po bën lojën e vet në kuptimin që ndoshta mendon për mirë, ndoshta ka marrë ndonjë porosi nga lobingjet e Uashingtonit. Ambasadorët jetojnë mirë këtu, nuk kanë ndonjë problem.Jetojnë në tip vilash, i kanë të gjitha të mirat, janë të rrethuar, i miklojnë dhe këta gazetarët. Tjetër është lodhja jonë, mërzia jonë, tjetër është jeta e tyre. Marrin rroga nga 10-20 mijë euro.Ata punojnë për Shqipërinë dhe ne për Shqipërinë. Ne rropatemi, ata marrin 15 mijë euro. Se kanë idenë se ç’bëhet këtu.E njohin shumë më pak Shqipërinë. Por këtu jemi në vendin e çudirave”, shprehet Lubonja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu