Lidhu me ne

Temporal

Si ta dallosh një sorosian të vërtetë në Shqipëri?

E para një sorosian nuk flet asnjëherë publikisht për Sorosin.

Pavarësisht nga detyra dhe angazhimi, sorosiani flet përherë për projekte, por asnjëherë strategji, plane, planifikim. Termi projekt është moda e gjërave të zgjuta dhe me leverdi.

Duke patur projektin si strukturën finale, një sorosian alla shqiptar, operon në sipërfaqe, jo në thellësi. Ose më saktë është një broker i vlerave të një shoqërie ndaj të cilave është neutral dhe i ftohtë. Duke konsideruar se debate të këtilla, që i përkasin shekullit të 20-të prodhojnë një barrë për progresin, aty ku në fakt ka thjesht ndarje dhe përballje të natyrshme, sorosiani, ofron as më shumë e asmë pak sesa…një tjetër Projekt.

Pa ide të vërteta, por me disa referime bibliografike të “reja”, skematike dhe shkollareske, një si biçim frekuentimi prej poër point i dijes së “lartë”, sorosiani arrin të bëhet palë në debat, duke përftuar me Projetkin e vet, një rol të beftë moderatori. Duke lënë pas vazhdën e anakronizmit, kundër së cilës vetëshpallet kampion. Kuptohet këtu është sërish mundësi e një tjetër Projekti.

Sorosiani pëlqen të bëjë ndonjë analizë, të shkruajë ndonjë opinion, atëherë kur duhet dhe në median që duhet. Ai mundët edhe t’i flasë pa problem një turme: në të dyja rastet e ka të thjeshtë: mikrofonin, apo diktofonin, kolanën apo hapësirën e ka të garantuar.

Parimi operativ i këtij kontigjenti trans-humanist është ai i virusit të gripit. I lehtë, me simptoma të njëjta, por përherë e më frekuent në shfaqeje. Por edhe duke u modifikuar. Nuk ka rëndësi kontributi, por prezenca. Dhe këtë e siguron tjetër kush, përmes Projeketeve.

Kjo është arsyeja pse sorosianët i kanë inat, zili ndoshta, por askush nuk do mendonte t’i luftonte. Ata janë edhe nuk janë, ikin pa problem, për t’u rikthyer me të tjera disertacione për politikën. Dikush mund ta quajë këtë një shqyerje të plotë të sistemit imunitar etik, e moral. Sorosi do përgjigjej në mënyrë të sofistikuar ndaj kësaj akuze, por sorosiani e ka gati përgjigjen: Shoqëri e Hapuur, o i prapapmbetur.

Si ta dallosh një sorosian shqiptar?

Kjo është e thjeshtë: do të të flasë për mediat, që nuk kanë etikë, që po helmojnë opinionin, se nuk ka gazetarë të vërtetë. Edhe kur i kap në kamera me prova e fakte të vërteta, është gati në valixhe file i duhur: një vështrim si prej superiori, që të thotë: qenke lodhur goxha sa për t’i shërbyer Salës dhe malokëve të tij. Dhe do ketë shumë shokë në këtë mendim. Po po, ai madje është mendim unanim i një grupi çunash dhe gocash të shkolluar dhe të veshur mirë.
Sepse, një detaj nuk duhet neglizhuar: Sorosiani vishet mirë. D.m.th diçka mes një shkrimtari bohem dhe intelektualuci bukurosh e të kuruar. Provo të hysh në grup i veshur “random”. Lëvizja është Qytetare, ose duhet të duket e tillë. Dhe nisur nga natyra ekzibicioniste e saj, e përmbush më së miri kredencialin “elitist” të aparencës: a nuk ndodh që një qytetar, sidomos prerja e pas 1967-ës kur doli koncepti “lek i ri e lek i vjetër” thjesht të përbuzë e nënçmojë të tjerët, por pa ua thënë atë?
Doja të thosha një Qytetar që ka në biografi diçka për të mbuluar si origjinën e një gjyshi që e bëri sefte vonë qytetin. Ahhh, nuk ka fare problem. Ky është diskutim për konsum të brendshëm. Plus që origjina jo dhe aq e ndriçueme, kompensohet nga një akt heroik i imagjinuar dhe propagandur, lidhur padyshim me Luftën.

PS: Janë kaq të ndryshëm, gjynah të të ikin pa i dalluar:-))))

“Shaptilografisti”

image_2016_08_28_2121_1472412581

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook