Lidhu me ne

Aktualitet

Ishte vetëm një Lazarat dhe mediat europiane ulërisnin për “Kolumbinë e Europës”. Sot kemi Kolumbi reale dhe kemi një foto- suksesi

Gazetari Tim Judah ka qenë sot në Tragjas të Vlorës në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, me të cilin ka vëzhguar asgjësimin e 2 500 rrënjëve kanabis. Ministri e ka shpërndarë këtë foto suksesi në Facebook, duke i bërë vetes qokën e radhës. Paralelisht vetëm sot në Memaliaj u njoftua asgjësimi i 13 mijë rrënjëve, ndërkohë që para disa ditësh lajmi e çonte hashashin dhe kultivuesit në Skrapar.

Ngjan e çuditshme sesi hashashi është tanimë ngado, ndërkohë që njësitë administrative kontrollohen thuajse të gjitha nga PS. Në qeverisjen e PD-së u normua me ligj dënimi i kryetarëve të pushtetit vendor nëse nuk informonin mbi mbjelljen e bimënps narkotike.
E megjithatë, vetëm Lazarati pati shkëlqimin e vet në këtë drejtim. Kuptohet me bekimin e shtetit, siç pranoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Me bekimin e qeverisë she të policisë ndodh edhe sot përhapja e hashashit nga Saranda, në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Përmet, Skrapar, Kolonjë e deri në çdo rajon të veriut. Pa harruar se edhe Tirana është në zonën e mbjelljes. Mundet këtu të kuptohet fare mirë se një nga arsyet e mos-legalizimit është edhe kjo: fitimi kolosal, përveç gjoja etikës që pretendone majta zyrtare.

Por ajo çfarë çudit është fakti se para diss viteve një Lazarat e ktheu imazhin e Shqipërisë në pika të ulëta. Kronika televizive, lajme gazetash, pamje të fshehta, raporte, një histeri e tërë për Kolumbinë e Europës.

Sot mbjell gjithë Shqipëria, çka do të thotë mbjelle qeveria dhe mediat e vendeve europiane heshtin. Nuk e shohin hashashin. Madje si Judah, zgjedhin ta shohin hashashin me sytë e ministrit të Brendshëm, pa mohuar se ndoshta gazetari britanik do të kërkojë edhe burime të tjera.
Edhe pse mundet t’i hedhë të diskredituarit Sajmir Tahiri një salvaxhente imazhi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske10 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore10 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook