Lidhu me ne

Kryesore

Nëse do dinim se Saddami nuk kishte armë, nuk do kishim pushtuar

Paul Wolfowitz, ish-këshilltar i Presidentit Bush dhe një nga njerëzit e akuzuar si planfikues i luftës në Irak, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, përmes së cilës ka bërë disa vlerësime edhe për situatën e sotme.

Wolfowitz hedh poshtë akuzën se ai është autor i luftës në Irak, ndërkohë që pranon se goidtja ndaj regjimit të Saddam Hussein, u bë jo mbi prova, por mbi bindje të përgjithshme. Ky është ndoshat edhe qëndrimi më skandaloz përderisa pranohet se një shtet u shkatërrua për nevoja imediate sigurie të një shteti tjetër dhe mbi bazë perceptimi.

Ishte një ndjenjë unanime e komunitetit të shërbimeve sekrete që Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë. Drejtori i CIA-s i tha Presidentit George W. Bush, se ky është qartazi rasti. Saddam Hussein kishte gaz nervin dhe e përdori kundër popullit të tij, ai kishte përdorur armë kimike kundër iranianëve dhe gati e pati bombën atomike në vitin 1981 dhe në vitin 1991. Ai u kap me antraks në vitin 1995 nga inspektimet e OKB-së, pasi kishte mohuar se e posedonte”, shprehet Wolfowitz.

I pyetur mbi faktin e vërtetë se Hussein nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, këshilltari i Bush ka liruar veten nga përgjegjësitë duke dekalruar se nuk ka qenë pjesë e drejtimit të shërbimeve sekrete.

Unë nuk isha në detyrë me drejtimin e shërbimeve sekrete. Gjykimi i tyre ishte i qartë. Por është e qartë se ne do të kishim ndjekur një qasje tjetër, nëse do të dinim se aty nuk kishte dislokime të armëve të shkatërrimit në masë, nëse do të dinim se kishte vetëm një plan për të nisur punën me to, siç Saddam pranoi pasi u kap. Ne nuk do të kishim pushtuar Irakun”, thotë Wolfowitz.

Ky është konfirmimi i radhës i një gabimi (???) të shërbimeve sekrete amerikane, që çoi në një krim historik siç është shkatërrimi i Irakut, gjithnjë nëse ideja se Iraku posedonte armë të shkatërimit në masë, ishte lojë e shërbimeve irakene ku ra brenda komuniteti i inteligjencës amerikane, apo u lejua të kalonte si i tillë!

I akuzuari tjetër, Tony Blair, i gjendur përballë raportit “Chilcot” ka pranuar gabimin, por është përpjekur të mbajë në vëmendje imazhin e Saddamit kriminel dhe të mbrojë fushatën ushtarake në Irak. E kundërta me Wolfowitz, sipas të cilit gabimi më i madh u krye kur SHBA dhe Britania ideuan një autoritet pushtimi.

“Ne kishim shkuar si çlirimtarë. Kjo provokoi shumë ndjenja kontradiktore te irakenët”, shton ai, duke nënvizuar se është sërish gabim heqja dorë nga promovimi i demokracisë në botë siç po ndodh me administratën Obama.

 

http://www.spiegel.de/international/world/paul-wolfowitz-says-he-will-li…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix1 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix1 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix2 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar2 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix3 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar3 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix3 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix3 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar3 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook