Lidhu me ne

Kryesore

“Berisha dhe Rama të ikin në shtëpi. Vendit i duhen juristë dhe ekonomistë, jo doktorë dhe piktorë”

Bujar Kapexhiu është bërë disi lajm së fundmi me shfaqjen e tij në Dibër krah kandidatit të PD-së, Sherefedin Shehu. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” mbi këtë fakt, Kapexhiu ka sqaruar se ndodhej në Dibër për promovimin e librit të tij “Kthesë”. Por Kapexhiu nuk ka shmangur një prononcim mbi situatën politike duke vënë theksin te nevoja që Sali Berisha dhe Edi Rama të lënë skenën politike.

“Është bindje e imja se sot duhet të drejtojnë dhe të udhëheqin ekonomistët dhe juristët dhe jo doktorët dhe piktorët. 26 vite më parë të gjithë u ngritëm për të rrëzuar diktaturën komuniste dhe në krye të vendit u vunë doktorë apo njerëz me profesione të tjera. Morën postet sipas meritave, merita duhet të jetë sipas profesionit. Ajo kohë ishte ndryshe dhe ata njerëz kishin merita për aty ku u vunë, kurse sot është ndryshe. Është në bindjen time se profesioni duhet të ketë vlerë dhe ekonomistët dhe juristët duhet ta drejtojnë këtë vend. Iku koha kur drejtonin doktorët dhe artistët, ata kishin meritat e tyre, por sot është koha e profesioneve dhe u duhet besuar atyre drejtimi i vendit…Po, e kam fjalën për doktor Berishën dhe për artistin Rama. Të dy duhet të ikin në shtëpi. Unë i njoh të dy dhe i kam miq, por duhet t’u lënë vendin ekonomistëve dhe juristëve në këtë vend. Me doktorin jemi dhe moshatarë dhe kam njohje të hershme që në kohën e rrëzimit të diktaturës dhe e vlerësoj si njeri dhe meritat që ka pasur në rrëzimin e diktaturës, por ka ikur ajo kohë. Edhe me z.Rama kam njohje të hershme që në Liceun Artistik. Kemi qenë kolegë dhe ka pasur një baba të jashtëzakonshëm. Z.Rama ka një penë të mrekullueshme, është i talentuar si artist, por vendit nuk i duhen më artistët dhe doktorët, i duhen juristët dhe ekonomistët si Sherefedin Shehu”, tha Kapexhiu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore7 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar8 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix8 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar8 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar8 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook