Sport
Vëllezërit Xhaka, sërish përballë njëri-tjetrit, si reagon Graniti?
Nuk mori fund përballja e dy vëllezërve Xhaka, të cilët tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në Euro 2016, kur Graniti luajti me përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa Taulanti me atë të Shqipërisë. Sot, në shortin e Champions Ligue, Granit Xhaka, që luan edhe me skuadrën e Arsenalit në Angli, ka reaguar pas shortit që i vuri sërish përballë dy vëllezërit shqiptarë.
Arsenali u vendos në Grupin A me Bazelin, PSG-në dhe skuadrën Lugodorets. Me Bazelin aktivizohet Taulant Xhaka, që mbron edhe ngjyrat kuqezi në nivel kombëtaresh: “Çfarë mund të them për shortin e Ligës së Kampionëve. Pasi luajta kundër gjakut tim në Euro 2016, tashmë do të përballem sërish në Champions. Kjo është më speciale për mua, pasi do të luaj kundër ish-ekipit tim, Bazelit. Por shpresoj që t’ia dalim që të dy në raundin e 16-sheve”,- shkruan Granit Xhaka në Facebook-un e tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu