Lidhu me ne

Aktualitet

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti, ngjan më shumë si një taksë e re

Sot u publikua në disa media një lajm sipas të cilit qeveria bashkë më Bankën Botërore po mendojnë që të bëjnë të detyrueshme sigurimin nga tërmetet, apoe dhe përmbytjet.  Ndonëse nuk u publikua një draft nga projektligji që është duke u hartuar ideja është e tillë që përbi 500 orë reshje aplikohet dëmshpërblim, ndërkohë që për tërmetet dëmshpërblimi vlen për tërmete mbi 5 ballë të shkallës Rihter. Tarifa do të jetë e detyrueshme për çdo familje dhe mendohet që për tërmetet të jetë 50 euro në vit dhe kompanitë e sigurimit do të japin 20 mijë- 40 mijë euro maksimumi.

Po kështu do të ketë ndarje sipas zonave të riskut etj.. Siç shihet tarifa është në formën e një takse vjetore, kurse shpërndarja e saj do të jetë mes privatëve dhe qeverisë. Çka e bën që në nisje të debatueshme atë.

Për përmbytjet qeveritë shqiptare kanë ndjekur një praktikë në dukje humanitare: në zonat e përmbytura rregullisht shteti ndërhyn me Shërbimin e Emergjencave dhe dëmshpërblen. Po të heqim efektin që ka në Shkodër dhe Lezhë hapja e digave të HEC-ve, në mjaft zona të tjera, pasojat janë tej normales. Pasi në Shqipëri është ndërtuar në zona depresioni, aty ku nuk duhet, ndaj edhe përmbytjet janë një rrezik që është shpërfillur. Si të dëmshpërblesh pasojat e ardhura nga gabimi njerëzor duke i cilësuar fatkeqësi natyrore?

Nga ana tjetër, në qytete, si p.sh Vlorë apo Tiranë, ku ndodhin dëme të vogla,,  por ka përmbytje, asnjë ndërhyrje nuk ka, ndonëse taksimi ndaj qytetarëve është i rregullt. Projektligji i ri mund të vërë rregull në këtë drejtim.

Por ai është shumë problematik kur fut nocionin e sigurimit të detyrueshëm për tërmetet. Duke hequr mënjane procesin e legalizimit që vazhdon, kjo praktikë do të duhet të gjejë një ekuilibër me taksën e pronës, me sigurimin e zakonshëm të banesës, por edhe me lirinë që ka çdo familje për të mos bërë sigurim. Në shtetin e Kalifornisë në SHBA, që është ndë rmë të prekurit nga ky problem, sigurimi nuk është i detyrueshëm(http://www.insurance.ca.gov/01-consumers/105-type/95-guides/03-res/eq-ins.cfm). Familjet mund ta refuzojnë atë dhe në çdo rast dëmi që pësohet nuk dëmshpërblehet.

Në kushtet kur qeveria po kërkon të heqë nga vetja një barrë financiare, ajo duhet të  rishikojë fondin rezervë, njësoj sikurse duhet të bëjë apel që qytetarët të bëjnë sigurim nëse duan të marrin ndihmë.

Rasti i Italisë fqinje, që u godit së fundmi nga tërmeti me pasoja që i afrohen 14 miliardë eurove është një shembull për këtë. Sipas agjencisë “Reuters”, nga 33 milionë ndërtime në Itali, vetëm 1% janë të siguruar nga tërmeti, ndaj edhe efekti mbi kompanitë e sigurimeve nuk është i madh. Ndërkohë që menaxhimi i pasojave pas tërmetit është konsideruar si provë për qeverinë e Matteo Renzit, ka dalë në skenë sërish modeli i sigurimit të detyrueshëm, që është denbatuar që në kohën e qeverisë Monti në vitin 2012. Por ajo që ndodhi së fundmi tregon se kalimi në sigurim të detyrueshëm është shumë i vështirë: zonat e prekura janë larg qyteteve të mëdha dhe me ndërtesa të vjetra ku banojnë kryesisht pleq që jetojnë me pensione. Si të aplikosh atëherë një faturë mbi këtë kategori?

Aspekti tjetër është se edhe në Itali, ku shteti është shumë më i konsoliduar sesa në Shqipëri, 2/3-at e shtëpive në zonat e prekura nga tërmeti nuk kanë mbrojtje sizmike. Dhe për të realizuar përmirësimet e nevojshme, që mandej të kalohet në sigurim të detyrueshëm, nevojiten 360 miliardë euro(http://www.reuters.com/article/italy-quake-insurance-idUSL8N1B654U).

Natyrisht Shqipëria ka ndërtime të reja në pjesën më të madhe dhe teorikisht kanë edhe mbrojtje antisizmike. Por për këtë duhen vlerësime të besueshme, pa folur mandej për faktin se kjo që po aplikon qeveri është në thelb një taksë. Përndryshe, nëse i lihet kompanive të sigurimit, asgjë nuk i ndalon që të rrisin tarifat siç bënë së fundmi me sigurimin e makinave. E në vend që shteti me entet e veta të ndërhyjë, bën të kundërtën, mbron oligopolin. Ndaj është e kollajtë të hedhësh në diskutime projektligje, por vështirë se ato sjellin gjë, kur askush nuk beson te serioziteti i nismëtarëve që edhe kësaj radhe kanë kapur rastin për të mjelë para.

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook