Lidhu me ne

Kioske

Edhe Ghetto Geasy me Majk blejnë klikime

Big Basta, një prej reperave të njohur në Shqipëri, në një intervistë të fundit për revistën Bordo, ka treguar për prodhimet e fundit muzikore dhe për situatën në të cilën ndodhet muzika shqiptare kohët e fundit. Në tekstet e tij dhe sidomos në këngën e fundit, “M’vini onash”, e lançuar këtë verë, duket sikur reperi është treguar pak i ashpër me aktualitetin dhe kolegët, por, siç thotë ai, është e vështirë që në çdo prodhim të tijin muzikor të mos jetë Big Basta, ndaj edhe mbetet mjaft origjinal:

“Unë gjithmonë jam unë, nuk kam ndryshuar në asnjë lloj momenti. Kritikën e kam në plan të parë dhe është një projekt i cili i përgjigjet kohës që po jetojmë, ku edhe më injoranti ka të drejtë të komentojë – fati i tyre, as nuk i kundërshtoj fare. Atëherë unë nxjerr një këngë me refrenin “M’vini onash” i cili e ka përgjigjen brenda…” – tregon Big Basta.

Por Big Basta vijon të jetë selektiv në bashkëpunimet me kolegët dhe kërkon muzikë të pastër. Ai thotë se një njeri i cili nuk arrin të gjejë veten në një rrymë muzikore, ka problem me intelektin dhe karakterin e vet, pa harruar të përmendë se shumë prej artistëve shqiptarë i blejnë klikimet:

“Artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura, sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milionë klikime, të cilën në fund të fundit e dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo s’i kalon kufijtë të ketë 60 milionë klikime. Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kanë shkuar 70 milionë klikime dhe Willi William me këngën “Ego” i ka apo s’i ka 60 milionë, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda dhe nuk më vjen turp t’ua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia…” – rrëfen më tej Big Basta.

I ndodhur përballë këtij kaosi muzikor, Big Basta thotë se sfida më e madhe e çdo artisti në këtë moment është lufta ndaj ballkanizmit dhe e drejta e autorit:

“Sfida më e madhe që ka çdo artist, jo vetëm muzikant, por edhe piktor, edhe fotograf, edhe të gjithë, është ‘ballkanizimi’. ‘Ballkanizimi’ është sfida më e… a mund ta them që është sfida më ‘e ndyrë’ që mund të ketë në art?…. Ky është Ballkani në fund të fundit. Tjetra është mungesa e së drejtës së autorit. Kjo është sfidë akoma më e madhe sesa ‘ballkanizimi’. Një ndër dhjetë pikat kryesore në kartën e të drejtave të njeriut është ruajtja e pronës intelektuale….”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook