Lidhu me ne

Aktualitet

Shkurtohet numri i shtretërve për Shërbimin Onkologjik

Gazeta “Shëndeti” raporton për një urdhër të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë për përgjysmimin e shtretërve të hospitalizimit në Spitalin Onkologjik.

“Drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar të shkurtohen shtretërit duke e bërë atë vetëm me 64 shtretër. Gazeta “Shëndet+”, disponon urdhrin e  drejtorisë, edhe pse ky urdhër nuk është  bërë publik…Mjekët e shërbimit të onkologjikut shprehen se janë në dijeni të urdhrit për përgjysmimin e shtretërve në këtë shërbim. Ata shprehen të indinjuar, por jo në gjendje ta thonë fjalën e tyre me zë e me figurë, për shkak të frikës së ndonjë “hakmarrje” të mundshme nga firmëtarët e këtij urdhri.  E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, Dhurata Tarifa ka shprehur pakënaqësinë e saj për çështjen në fjalë:

Jemi në dijeni të urdhrit, por për këtë duhet të pyesni drejtuesit, jo mua. Puna është se kemi hyrë në një farë konflikti dhe nuk duam të hymë më shumë në konflikt. Pa ta thënë unë, besoj e kupton që përgjysmimi i shtretërve…  nuk është normal. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar” tha Dhurata Tarifa, shefe e shërbimit të kimioterapisë”, raporton gazeta që përcjell edhe urdhërin.

Në akt thuhet se gjithë Shërbimi Onkoligjik do të ketë 64 shtretër, i shpërndarë sipas disa nënshërbimeve. Vendimi i referohet disa akteve nënligjore të mëparëshme, por edhe treguesve spitalorë të viteve 2013-2016. Ngjan gjithsesi e çuditshme që përherë flitet për shtim të numrit të pacientëve, gazeta shkruan për pakënaqësi dhe kundërshtim nga mjekët, ndërkohë që urdhëri vendos përgjysmim të shtretërve.

 

http://shendeti.com.al/skandal-gjenocid-ne-onkologjik-shkurtohet-numri-i…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook