Lidhu me ne

Aktualitet

Gjiknuri dhe Sadri Abazi vënë dorën në zemër për popullin dibran

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Dibër ka marrë përmasa komike. Në ndihmë të kandidatit të majtë, doktorit Muharrem Rama janë vënë ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i akuzuar për faturën 472 milionë euro dëm ndaj shtetit shqiptar dhe Sadri Abazi, deputeti që figuron si i preferuar në disa tendera të zhvilluar së fundmi.

Zgjedhjet vijnë pas skandalit me ish-kryetarin Shukri Xhelili, i kapur në një video me përmbajtje të sikletshme, e të cilin kryeministri Edi Rama e lëshoi si pa të keq. Në ndryshim nga Elvis Roshi i Kavajës, pasi siç thonë burime nga PS-ja, Xhelili kishte kohë që ishte në konflikt me Ramën.

Por si po e zhvillojnë fushatën socialistët? Përgjigja e menjëhershme e kësaj pyetjeje është:

Sikur të mos kishin asnjë përgjegjësi për atë njeri që u vunë dibranëve në krye të bashkisë.

Sadri Abazi ka deklaruar sot se do të bëhet reforma në drejtësi, duke kërcënuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Diçka krejt pa lidhje me punët e Bashkisë në Peshkopi.

E keni parë sa shumë më shan mua Saliu tani?! Ai e di se influenca ime në Dibër është shumë e madhe, ndaj më shan që t’ju mbushë mendjen dibranëve se Sadriu është burrë i keq dhe mos votoni Muharemin. Po çfarë lidhje ka kjo?! Unë e kam treguar me fakte dhe burrëri se para dibranëve jam burrë i mirë, por para Saliut nuk mund të jem. Kudo që kam shkuar Saliun e kam mund, kjo është e gjitha. Do ta mund prap Saliun e ti them ‘O plak, rri atje në shpi, Zenin tat nuk e mbron dot ti. Fol sa të duash për Sadriun, për Edi Ramën, për Muharem Ramën, për Damian Gjiknurin e për Saimir Tahirin. Nuk e mbron dot Zenin. 25 vite e ke poshtëruar shqiptarin. Tani thotë është komunist Sadriu! More, kush është komunist, Saliu apo Sadriu?!”, u shpreh deputeti Sadri Abazi.

Kurse ministri Gjiknuri, njeriu i qindra milionë eurove, preferoi të fliste për njeriun e duhur:

Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat na thonë se kandidatura e doktor Muharemit merr vota majtas e dhjathtas sepse mbi të gjitha është njeriu i duhur. E kanë sulmuar doktorin, javën e parë nxorën akuza me drogë e idotësi të tjera. Tani kanë filluar thonë do të blihet vota. Po a ka ofendim më të madh për popullin?! Kjo tregon se ata po vulosin humbjen dhe duan të ofendojnë të gjithë dibranët e ndershëm?!”, u shpreh Gjiknuri.

E njëjta gjuhë që kalon në paradën e veshëve të njerëzve e cila parathotë atë fushatë që do të bëjë PS-ja edhe në vitin 2017. E cila ka si devizë një mesazh: Shyqyr që është Saliu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook