Lidhu me ne

Aktualitet

Tre emra për në Gjykatën e Strasburgut: Sokol Berberi, Ina Rama dhe gent Ibrahimi. Nuk miratohet Xhezair Zaganjori

Qeveria shqiptare ka aktualisht tre propozime për në Gjykatën e Strasburgut. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristi Gent Ibrahimi dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, janë përzgjedhur si kandidatë.

Zgjedhja do të bëhet me votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor të këtij viti. Pasi Këshilli i Europës i kërkoi Qeverisë shqiptare paraqitjen e listës me tre kadidatura, u bë edhe thirrja për aplikim, të cilës iu përgjigjen 11 emra.  Komisioni përzgjedhës përbëhet nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani.

Komisioni përzgjedhës thirri kandidatët në një fazë të dytë dhe vetëm 6 prej tyre janë paraqitur. Për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetutese, komisioni, veç kërkesave të legjislacionit aktual, u kërkoi kandidatëve që vazhduan garën edhe vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit, si dhe kërkoi nga ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë.

Në përfundim nuk u skualifikua asnjë nga kandidatët, por për arsye ligjore komisioni ad-hoc propozoi listën me tre kandidatë, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama.

Në fazën e parë dhe të dytë kishte shprehur interes dhe kishte aplikuar për këtë post edhe zoti Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar të lerë detyrën duke u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, raporton Top-Channel.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook