Kryesore
Biden për Gylen-in – Sillni prova…
Biden për Gylen: Uashingtoni nuk ka asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë, por nevojiten prova.
Me rastin e vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara, qeveria amerikane deklaroi se Turqia nuk i ka dorëzuar deri tani prova për përfshirjen e Fethullah Gylen në tentativën për grusht shtetit më 15 korrik 2016. Ankaraja vërtet ka paraqitur katër kërkesa për ekstradimin e Gylenit, por këto nuk kanë të bëjnë me grushtin e dështuar të shtetit, tha një pëfaqësues i qeverisë amerikane.
Mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë, por ….
Gjatë takimit me kryeministrin turk Binali Jildirim Biden shprehu mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë. “Ne i kuptojmë ndjenjat e forta të qeverisë turke dhe të njerëzve, kur është fjala për çështjen Gylen, tha Biden në Ankara. Lidhur me kërkesën për ekstradim Biden tha: “Ne bashkëpunojmë me autoritetet turke.” Uashingtoni nuk ka “asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë”.
Qeveria e SHBA-së insiston që edhe në rastin e kërkesës për ekstradim për Gylenin të zbatohen procedurat e zakonshme ligjore. Përgjegjëse për këtë është Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tha një përfaqësuesi i qeverisë amerikane.
“Politizimi” i çështjes do të ishte “kundërproduktiv”, tha Biden duke theksuar se Presidenti amerikan Barak Obama mund të përballet me një procedurë largimi prej postit, nëse urdhëron dëbimin e të huaji.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu