Lidhu me ne

Kryesore

Statistika/ Kush ka folur më shumë në Kuvend?!

Analisti politik Afrim Krasniqi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa të dhëna mbi fjalimet e deputetëve në Parlament. Ish-kryeministri Sali Berisha, është deputeti që ka folur më së shumti në seancat plenare gjatë periudhës janar-korrik.

Dy krerët e grupeve parlamentare, përkatësisht Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka, sipas Krasniqit-kanë folur gjithmonë si kryetar grupesh dhe jo si deputet.

“Interesant është fakti se midis dy kryetarëve të grupeve rrallë ka debat, duke ia lënë vendin, rivalitetit të ashpër midis protagonistëve të tjerë partiakë”, shkruan Krasniqi.

Deputetët me më shumë prezencë sipas Krasniqit–  Në listën e deputetëve më me shumë prezencë e fjalime dukshëm dominon ish-kryeministri Sali Berisha, me 18 diskutime në 27 seanca parlamentare.

Në 8 seanca, Berisha nuk ka qenë prezent, kurse në një seancë, atë të 21 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi, ai ka qenë prezent por nuk ka folur. Referuar statistikave në të paktën 10 raste, Berisha ka ri-marrë fjalën më shumë se një herë, duke dominuar minutazhin e debatit politik parlamentar dhe duke lënë në hije drejtuesin e grupit të tij parlamentar.

Në vendin e dytë pas Berishës, janë dy figura të PS, por kritike ndaj njeri tjetrit, Tauland Balla dhe Ben Blushi me nga 15 diskutime në 27 seanca parlamentare. Balla zakonisht figuron folës gjithnjë pas Berishës ose Topallit, dhe rrallë ai e kërkon fjalën për diskutim pavarësisht listës nga opozita. Në replika politike dukshëm Balla shfaqet si përfaqësues politik i grupit parlamentar, pozicion i cili siç duket, i është besuar edhe nga Ruci.

Blushi është folës i rregullt i pranverës dhe verës parlamentare, sidomos pas qëndrimeve të tij kritike ndaj vijës zyrtare politike në PS e qeveri të kryeministrit & kryetarit të PS.

Në vijim lista ka emrin e ish-kryetares, J.Topalli, gjithashtu folëse me gjuhë politike dhe në sinkron me ish kryetarin Berisha. Ajo ka 14 diskutime, por më shumë se gjysma figurojnë diskutime momenti, pra të nxitura nga debati në seancë. Pas tyre vijojnë dy socialistë, E.Bushati dhe E.Brace, i pari kryesisht me diskutime ekonomike jopolitike, i dyti kryesisht me diskutime politike mbi të dhëna ekonomike.

Bushati shfaqet si zëri ekonomik i PS, Brace si deputet që përdor foltoren parlamentare për axhendën e tij, e cila dukshëm është e majtë, por jo detyrimisht qëndrim zyrtar i PS. Në listë vijojnë Bylykbashi dhe Hajdarmataj, dy deputetë të PD, i pari me angazhim kryesisht për shkak të rolit zyrtar në reformën në drejtësi, dhe e dyta, kryesisht mbi nismat e saj personale ndaj problematikave sociale.

Lista vijon me tre deputetë demokratë, Pollo, Noka e Vokshi, nga të cilët, i pari trajton çështje politike të rastit, i dyti është aktiv me replika sidomos në seancat kur flet kryeministri, kurse e treta, paraqet sistematikisht rastin tipik të opozitës parlamentare në fushën e shëndetësisë.

Vetë kryeministri Rama ka vetëm 9 prezenca debati në 27 seanca plenare, – megjithëse ka fjalime të gjata dhe ndërhyrje të vazhdueshme në këto debate. Numerikisht ai ka përqindje prezence më pak se shumë prej kryeministrave të rajonit dhe më gjerë, kjo edhe për shkak të komoditetit se sistemi ynë parlamentar diktohet nga mazhoranca dhe partia në qeveri. Rama ka po aq fjalime në séanca sa edhe dy deputetët e djathtë, Bumci e Halimi, si dhe deputetja e PDIU Doda.

Në shifra krahasuese Rama ka tre herë më pak fjalime sesa Berisha në parlament. Me 8 diskutime në 27 seanca janë vetëm 4 deputetë, – B.Gjylameti dhe A.Dhima nga PS, A.Dogjani nga PD dhe deputetja më e re e parlamentit, K.Mehmetaj nga LSI. Kjo e fundit, në disa raste shfaqet edhe si folëse në emër të grupit parlamentar, një praktikë promovimi për emra të rinj nga LSI.

Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, nga LSI figurojnë folës 13 deputetë. Shifrat dhe detajet për deputetët që nuk folën në asnjë seancë, do të vijojnë me statistikën III në ditët në vijim.

14051672_10210393237045182_7267495679475765907_n

14102288_10210393239045232_5065237292692287345_n

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook