Lidhu me ne

Kryesore

Oligopoli në tregun e sigurimeve, rriten menjëherë çmimet me 30%. Kompanitë në marrëveshje me njëra –tjetrën

Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre.
Tv Klan raporton sot se operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet.
“Në mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar kompanitë e sigurimeve, kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend.
Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim.
Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak”, raporton televizioni në fjalë.

Arsyeja që është dhënë nga kompanitë është se “se rritja e çmimit është bërë për shkak të aksidenteve të shumta në vend dhe primit të rriskut”.
Kjo është një vjedhje e pastër duke u tallur. Për më tepër kur arsyeja tjetër që jepet është “rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10%”.

Është e vërtetë kjo rritje, por ajo pasoi një ulje të vitit 2015 nga 20% në 3% dhe sërish çmimi nuk u ul. Kjo sepse kompanitë e sigurimeve operojnë me një broker dhe në situatë të hapur oligopoli. Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani e mbrojti rritjen e primit nga 3% në 7% pikërisht me mosreflektimin në treg të çmimeve. Por pa shkuar më tej në një hetim për një situatë të papranueshme(http://www.respublica.al/2015/12/16/ka-një-monopol-të-padeklaruar-në-tregun-e-sigurimeve-të-automjetevevideo).

Autoriteti i Komkurencës hetoi në janar të vitit 2014 dhe konfirmoi skemën me një broker, por u kundërshtua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=38177), që mesa duket e ka xhepin e qytetarëve një temë fjalëkryqi për rojen e institucionit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook