Kryesore
Në kërkesën për ekstradimin e Gylen-it nuk flitet për grushtin e shtetit
“Tani ne mund të konfirmojmë se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gylenit,” – u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme. Deri më tani zyrtarët amerikanë patën thënë se e kishin marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar prej Turqisë, mirëpo nuk mund të shpreheshin me siguri nëse ai përbënte mirëfilli një kërkesë zyrtare për ekstradim.
Toneri deklaroi para gazetarëve se kërkesa zyrtare për ekstradim e Turqisë nuk e përmban fare çështjen e tentativës për grusht shteti që ndodhi muajin e shkuar, por përqendrohej më tepër mbi akuza të tjera të hedhura prej autoriteteve në Ankara.
Reuters
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu