Lidhu me ne

Gatime

Shenjat e dehidratimit

the-symptoms-of-dyhydration_1463145437-2092673

Deri tani sigurisht shumë herë keni dëgjuar apo lexuar për atë se sa i rëndësishëm është uji për shëndetin tonë, por edhe për pamjen tonë të bukur. Mjaft flitet edhe për sasinë e duhur, por ju të gjitha këto informata i merrni disi, por nuk i praktikoni. Pra, kush do të pijë dy litra ujë në ditë? Si të arrini? Në fakt, për të plotësuar “kuotën ditore” kur bëhet fjalë për sasinë e ujit që duhet të pini nuk është aspak e vështirë, nëse “ndahet” për tërë ditën dhe pini pak nga pak, por shpesh. Me këtë sigurisht do t’i bëni shërbim të madh vehtes dhe trupit tuaj dhe jo vetëm që flokët, lëkura dhe thonjtë tuaj do të shkëlqejnë dhe janë më të bukur, por që ju vetë do të ndjeheni shumë më mirë dhe më freskët.

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh kur ju nuk pini ujë të mjaftueshëm? Po, logjikisht, jeni të etur, por shakatë mënjanë, mungesa e ujit mund të ndikojë dukshëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike. Shih mëposhtë, se cilat shenja tregojnë që ju duhet të pini më shumë ujë.

Jeni të lodhur

Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të lodhur edhe pse flini gjumë të paktën tetë orë në ditë, ndoshta edhe më shumë, kjo është një shenjë e qartë e dehidrimit. Në vend që të shpejtoni për një filxhan kafe që të zgjoheni, është më mirë të pini pak ujë që të freskoheni dhe ta nxitni organizmin dhe trurin tuaj.

Nuk mund të koncentroheni dhe nuk jeni në ‘disponim’

Siç kemi mësuar shumë kohë më parë në kimi, uji është një substancë pa ngjyrë, erë dhe shije, por pavarësisht nga këto karakteristika ai vërtetë ndikon në gjendjen psiqike. Nëse ndjeheni i ngadalshëm, nuk mund të koncentroheni, përveç kësaj jeni edhe në disponim “të plogsht”, nëse nuk është PMS, atëherë sigurisht që është mungesa e ujit. E dini edhe vetë se ndjeheni më mirë dhe më freskët kur bëni dush, ashtuqë ofroni këtë lloj freskimi të “brendshëm” trupit tuaj dhe pini ujë!

Nuk mund të shkoni në tualet

Uji përshpejton metabolizmin dhe për këtë arsye është një aleat i madh në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt. Kurse meqë përshpejton metabolizmin, nuk do të keni problem me të shkuarit në tualet.

Keni dhimbje koke

Nëse nuk është nga vera, atëherë është nga mungesa e ujit. Përveç asaj se jeni të lodhur dhe padisponim, dhimbja e kokës gjithashtu tregon se trupi juaj kërkon ujë! Pra, trurit tuaj i nevojitet freskim, kurse uji ju siguron këtë. Jo aspirinë – ujë!

Keni erë të keqe

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, goja juaj do të jetë e thatë, dhe kështu krijohet një terren i favorshëm për bakteret dhe natyrisht – erë e keqe. Përveç higjienës së rregullt, pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet1 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook