Lidhu me ne

Kioske

50 fakte të pazakonta për Presidentin rus…

images

Jeta e Vladimir Putinit e parë nga faktet që ndërtuan dhe ndikuan karrierën e tij. Që nga fëmijëra e varfër te rruga e spiunazhit e më pas ngjitja drejt pushtetit.

Kush është udhëheqësi i Kremlinit: një president dhe një ish-spiun i KGB-së, i vendosur për t’i rikthyer me çdo kusht Rusisë lavdinë e mëparshme.

I lindur në Leningrad, ka jetuar fëmijëri në varfëri të skajshme, sipas biografisë së tij, të publikuar për fushatën presidenciale të vitit 2000.

Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai u rekrutua nga KGB-ja gjatë studimeve universitare. Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës në agjenturën sekrete ruse, e cila zgjati nga viti 1975 deri në vitin 1991, Putin ka shërbyer si agjent në Dresden, Republika Demokratike Gjermane, për 5 vjet.

Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, Putin nisi të merret me politikën aktive.

Nëse mendoni se Presidenti rus, Vladimir Putin, është veçse një bandit i pamëshirshëm që ka pushtet politik dhe vepron sipas kapriçove të tij në skenën botërore, atëherë ai ju ka manipuluar të mendoni siç ai dëshiron.

“Pjesa i pamëshirshëm është e vërtetë, por ka edhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shtohen së vërtetës”, – tha Marin Katusa, autor i librit të ri Lufta më e Ftohtë: Si tregtia e energjisë rrëshqiti nga zotërimi i Amerikës.

“Putin nuk është një politikan i zakonshëm siç jemi mësuar me Perëndimin”, thotë Katusa, që ka studiuar prej kohësh politikën ruse dhe Putinin. “Ideja e ‘bëj një ndryshim, provo më të mirën, largohu nga posti, shkruaj një libër kujtimesh, paguhu për fjalime’ nuk i intereson Putinit. Ai beson se misioni i tij është ta çojë Rusinë drejt së shkuarës së lavdishme si një superfuqi globale”.

Kjo është arsyeja përse amerikanët që e shohin këtë lider të komplikuar me syrin e thjeshtësisë, gabojnë, thotë Katusa.

Kur u zgjodh në krye të Rusisë, njerëzit dinin shumë pak gjëra për Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atë të agjentit të KGB-së, me vështrimin e akullt e misterioz e me plastikën e pandryshueshme.

Kohët e fundit ai shfaqet më shpesh i buzëqeshur në publik, por pavarësisht kësaj, shumë pak gjëra të reja janë zbuluar për jetën e Putin.

Siç është fakti që kur ishte i vogël, atë e thërrisnin Putka. Apo se filloi të mësonte boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Më pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport që e ushtroi në mënyrë profesionale dhe ku mban rripin e zi.

Ndër pijet e tij të preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumë alkoolin, është vera e kuqe spanjolle.

Duhan, as që bëhet fjalë.

Më parë ai kishte marrë nofkën “kardinali gri”, për shkak të natyrës së tij të heshtur dhe aktive “pas perdeve”. “Tirana Observer” iu sjell sot faktet më të rëndësishme, nga jeta e njeriut që erdhi në pushtet me ëndrrën e madhe për një “Perandori Ruse”.

50 fakte që mund të mos i dini për Putinin

1- Putin lindi më 7 tetor 1952 në Shën Pjetërburg ose në Leningrad, siç njihej atëherë.

2- “Vij nga një familje e zakonshme”, shkroi vetë Putin. “Jetoja si një njeri i zakonshëm”. Nëna e tij, Maria, ishte një punëtore fabrike dhe babai i tij, Vladimir, i plagosur në Luftën e Dytë Botërore, punonte në hekurudhë. Vëllai më i madh i Putinit vdiq në fëmijëri.

3- Putin, 63 vjeç, është i divorcuar nga gruaja e tij Ljudmilla Putin, 57 vjeçe, një gjuhëtare dhe ish-stjuardesë me të cilën ai u martua në korrik 1983.

4- “Ne praktikisht nuk e pamë kurrë njëri-tjetrin. Secili jetën e vet”, tha Putin kur çifti lajmëroi ndarjen në 2014.

5- Putin ka dy vajza, Maria (e lindur në vitin 1985) dhe Katerina (e lindur në vitin 1986), të dyja pak të para në publik. Ato mendohet se kanë mësuar në shkolla të gjuhës gjermane dhe në Universitetin shtetëror të Shën Pjetërburgut. Maria ka studiuar biologji, ndërsa Katerina studime aziatike.

6- Nuk është publikuar ndonjëherë një portret i familjes. Jeta personale e Putinit nuk ka pothuajse fare rëndësi në Rusi. “Rusët e zakonshëm besojnë në privatësinë e liderit të tyre”, tha Katusa.

7- Në vitet që pasuan pushtimin e Leningradit, që për pak sa nuk i vranë të ëmën, familja u detyrua të zhvendoset në një ndërtesë komunale me parazitë. Putin kalonte orë të tëra duke ndjekur minjtë. Katër të rritur dhe dy fëmijë jetuan në një gjendje të mjerueshme.

8- Në vitin 1930, babai i Putinit hyri në Marinën Sovjetike, pjesë e nëndetëseve, më pas ai luftoi në vijën e parë të frontit kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Putin vetë ka thënë: “babai im u caktua në batalionin e shkatërrimit që synonte të sabotonte gjermanët”.

9- I gjendur në një situatë të vështirë në frontin e luftës, babai i Putinit vazhdoi t’u mbijetonte ngjarjeve të ngarkuara të Luftës një e nga një, derisa një granatë gjermane i dëmtoi këmbët dhe ai mbeti përjetë i gjymtuar.

10- Putin u ndikua shumë prej gjyshit, Spiridon Ivanoviç Putin, një kuzhinier i aftë që punonte për Leninin dhe më pas për Stalinin. “Gjyshi i Putinit jetoi më gjatë se tiranët që ai ushqeu aq mirë”, shkruan Katusa në “Lufta më e ftohtë”. Ai mendohet të ketë qenë i stërvitur nga NKVD (paraardhëse e KGB-së) dhe vdiq kur nipi ishte në moshën 13-vjeçare.

11- Putin është një njohës shumë i mirë i gjuhës gjermane dhe gjithë dialekteve të saj.

12- Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëna e tij e ka pagëzuar fshehurazi në kishën ortodokse.

13- Kur ishte i ri e thërrisnin Putka.

14- Putin u rrit si një ngatërrestar. Ai ishte i dhënë pas dhunës dhe si student doli përpara një ‘gjykate të lagjes’ për aktet e tij jo të mira.

15- Në moshën 11-vjeçare, Putin ka filluar të merret me boksin pasi e rrihnin fëmijët e lagjes. Në moshën 12-vjeçare kaloi te xhudo, karateja dhe sambo, një art sovjetik marcial.

16- Sportet i dhanë Putinit një fokus dhe e ndihmuan të arrinte gjatësinë 170 centimetra.

17- “Por edhe kjo nuk ishte mjaftueshëm për të ruajtur statusin tim për shumë gjatë”, ka thënë Putin. “Kuptova se duhej të mësoja gjithashtu mirë.

18- Kur ai u interesua për jetën e spiunazhit, kuptoi se shkolla e drejtësisë ishte çelësi për të hyrë në KGB, ndaj mori një vendim për të ndryshuar jetën.

19- Putin hyri në Universitetin e Leningradit në 1970, duke fituar diplomën e tij të parë në drejtësi pas pesë vjetësh.

20- Në moshën 22-vjeçare u rekrutua nga KGB dhe për 16 vitet e ardhshme punoi si një “specialist në burimet njerëzore”.

21- I rrjedhshëm në gjermanisht dhe në gjendje për t’u dukur si nordik, Putin u vendos në Dresden në Republikën Demokratike Gjermane në 1985 dhe kaloi pesë vite në operacione të fshehta. Ai u ngrit disa herë në detyrë.

22- “Ishte ekspert në leximin dhe manipulimin e njerëzve dhe i vetëpërmbajtur nga dhuna”, shkruan Katusa. “Këto ishin cilësi të domosdoshme për këdo që donte të ngjitej në majën e politikës ruse.

23- Kur Muri i Berlinit ra në 1989, ditët e fshehura të Putinit morën fund. Ai iu kthye universitetit dhe teza e tij e doktoraturës argumentonte se suksesi ekonomik i Rusisë, do të varej shumë nga shfrytëzimi i burimeve të energjisë.

24- Putin më pas i hyri politikës dhe karriera i lulëzoi. Në 1999, Boris Jelcin e përzgjodhi Putinin të ishte kryeministër ‘me perspektivë’.

25- Putin vetë është shprehur: “Mendova se, nëse do të mund të bëja diçka për ta shpëtuar Rusinë nga rënia, kjo do të më bënte krenar”.

26- Ai shërbeu dy mandate si president, u kthye në rolin e kryeministrit, por tani është në mandatin e tij të tretë si president, pavarësisht protestave në Moskë. Ai ka thënë se mund të kërkojë një mandat të katërt.

27- Putin pothuajse gjithnjë vepron ushtarakisht, pasi ka bërë mirë llogaritë. “Ai i peshon me kujdes kostot dhe rreziqet e veprimeve, duke marrë parasysh përfitimin që i vjen atdheut”, paralajmëron Katusa.

28- Putin pëlqen ‘Bitëllsat’. I preferuari i tij është Paul McCartney dhe kënga e parapëlqyer është “Yesterday” (Dje).

29- Nuk pi duhan dhe rrallë konsumon alkool.

30- Deri në zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencë në një detyrë të tillë. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur që grumbullon fuqinë në heshtje pas skenave.

31- Putin u martua në vitin 1983, në moshën 30 vjeçare, moshë e madhe për martesë sipas standardeve ruse të asaj kohe.

32- Putin është bashkautor i një libri mbi sportin e tij të preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikë”.

33- Putin e fillon gjithnjë ditën me ushtrime dhe not në pishinën e brendshme të vendit ku jeton.

34- Në dhomën e ndenjes private në pallatin presidencial, në katin e dytë, ai mban një koleksion shishes vere të kuqe spanjolle, e preferuara e tij.

35- Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj i kanë vdekur që fëmijë.

36- Kolegët e tij të KGB-së i kanë cilësuar sytë e Putin në një dossier si “sytë që nuk të lejojnë të gënjesh”.

37- Dy vajzat e tij Masha dhe Katya kanë lindur në Dresden, Gjermani. Putin ndodhej bashkë me familjen në Gjermani kur ra muri i Berlinit.

38- Putin u bë lideri parë rus që mori pjesë në një emision radiofonik, ku u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në SHBA.

39- Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse të gjuhës angleze dhe foli në anglisht në publik për herë të parë në pallatin e Bakingamit në vitin 2003, kur iu drejtua mbretëreshës së Anglisë.

40- I ka rënë pianos për raste bamirësie. Në vitin 2010, Putin shokoi audiencën me aftësitë e tij muzikore kur ishte pjesëmarrës në një event bamirësie në Shën Petersburg. Ai shkoi te piano dhe filloi të luante. Më pas mori mikrofonin dhe këndoi një këngë popullore amerikane “Blueberry Hill” me një anglishte perfekte. Pjesë e audiencës ishin edhe Sharon Stone dhe Kurt Russell.

41- Vonesat e qëllimshme. Në vitin 2013, Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Rusi. Papa do të takohej me Vladimir Putin, por diçka e çuditshme ndodhi. Papa priti për 50 minuta. Më në fund Putin erdhi. Por kjo nuk është hera e parë që Putin e bën këtë veprim. Sipas gazetarëve, Putin gjithnjë vonohet me orë të tëra gjatë konferencave për shtyp apo daljeve në publik. Në vitin 2012, Putin e la të priste Sekretarin amerikan të Shtetit për 3 orë. Demonstrim force?

42- Më 19 Dhjetor të 2007-ës titullohet “Njeriu i Vitit” nga revista “TIME”. Është shpallur disa herë nga revista Forbes si “Njeriu më i fuqishëm në botë”.

43- Ka shuar zjarr me helikopter si bashkë-pilot (11 gusht 2010). Ka qëlluar me qetësues një tigër (në 2008-ën, te parku kombëtar “Ussuri”) Më pas i mati gjatësinë e dhëmbit. Qëlloi me hark një balenë që ekspertët të merrnin më vonë analiza prejardhjeje.

44- Edward Lucas, autor i librit “Lufta e Re e Ftohtë” thotë për Putin: “Ai ka bindjen se Rusisë ia bënë me hile në vitet 1990 dhe se Bashkimi Sovjetik u rrëzua dhe u turpërua nga Perëndimi; ai mendon se ka ardhur koha të rikthehet statusi dhe territori i mëparshëm”.

45- Megjithë pozitën që ka, Presidenti Putin pohoi në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve se nuk ka shumë miq: “Nuk ndjehem i vetmuar, megjithëse tingëllon e çuditshme. Por nuk kam shumë takime me miq, apo kontakte me shokë”.

46- Putin përpiqet gjithmonë të reflektojë një imazh burrërie. Vështirë të harrohet fotografia ku ai pat dalë pa këmishë, hipur në kalë, apo kur vizitonte mbetjet e një nëndetëseje si dhe kur fluturonte pranë një tufe lejlekësh me një avion të vogël.

47- Analistët thonë se tipare të tilla komplekse të karakterit të presidentit rus janë të nevojshme për të kuptuar individin që fshihet pas udhëheqësit të Kremlinit: një president dhe një ish-spiun i vendosur për t’i rikthyer me çdo kusht Rusisë lavdinë e mëparshme.

48- Nuk është aq i ashpër sa ç’duket. Putin sipas biografëve ka pasur 28 të dashura gjatë operimit të tij në KGB, aq sa mori edhe nominimin si “killer latin lover”.

49- Putin ka fituar për vite me radhë reputacionin e njeriut të ashpër dhe të ftohtë. Por në dallim me atë çfarë mendohet për liderin e Rusisë, ai njihet dhe si një njeri që është i dashuruar me kafshët. Ka qindra fotografi të Putin ku del me kafshë të ndryshme. Shpenzon një kohë të madhe me kafshët e tij.

50- Kafsha e preferuar e Putin është qeni. Në shumë raste, presidenti rus ka deklaruar se më shumë preferon qentë se sa qeniet njerëzore. “Qenve të mi do ua besoja verbërisht jetën. Qenieve njerëzore nuk mund t’u besosh njëqind përqind”, ka thënë Putin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook