1. Vezët
Vezët kanë më shumë ushqyes për kalori se sa shumica dërrmuese e ushqimeve të tjera dhe janë një burim i lirë dhe i shijshëm proteinash. Nuk është çudi, që janë bërë një ndër elementët kryesorë të vaktit të mëngjesit, por në qoftë se mendoni se mund të konsumoni një vezë që i ka kaluar data e skadimit, as mos e çoni ndër mend. Vezët e skaduara janë një nga shkaqet më të zakonshme të një sëmundjeje, që lidhet me helmimin nga ushqimi. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë simptoma nga më të ndryshmet, që nga dhimbje të barkut, gazra dhe diarre deri tek helmimi.
2. Mishi i përpunuar
Dëgjojmë kaq shumë lajme për E. coli dhe Listeria-n, baktere që gjenden në mishin e përpunuar të sallamerive. Këto baktere janë të përhapura në mishin e përpunuar edhe kur është i paprerë, edhe kur serviret në feta. Si rregull, këto ushqime nga mishi i përpunuar është mirë të konsumohen brenda tri ditëve nga data e blerjes. Në asnjë rrethanë nuk duhet të hani ushqime me bazë këtë mish, që janë më shumë se një javë të vjetër.
Bakteri Listeria është veçanërisht e rrezikshme. Helmimi që ajo shkakton mund të jetë fatal në raste ekstreme. Nga pikëpamja e përgjithshme, është ndoshta më mirë të rrini larg nga mishi i përpunuar i sallamerive, pasi gjithashtu në këto produktet ka një nivel të lartë të nitrateve. Nitratet lidhen me një listë të gjatë të problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe disa forma të kancerit.
3. Ushqimet e gjelbëra të përziera
Zarzavate të përziera, duke përfshirë spinaqin, rukolën, sallatën jeshile dhe perime të tjera me gjethe jeshile, nuk është mirë të konsumohen pas datës së duhur. Pra, nëse shikoni se ato janë fishkur dhe nuk duken të freskëta, mendoni për bakteret dhe patogjenët që mund të fshihen nën to. Kur i blini këto perimeve të paketuara së bashku, kontrolloni datën e skadencës para se të hapni pakon dhe ruajini në mënyrë të sigurtë. Më e mira është t’i mbani të mbyllura në një enë hermetike dhe t’i hani brenda 48 orëve, pasi hapni pakon.
4. Lakra “jonxhë”
Lakra e hollë “jonxhë” është e mbushur me ushqyes dhe është një nga perimet më të shëndetshme në planet. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që t’i përdorni fijet e lakrës “jonxhë” shumë shpejt, menjëherë sapo t’i keni blerë, sepse ato janë magnet për bakteret. Duhet të keni kujdes që ta ruani këtë lloj lakre në frigorifer, në një enë hermetike. Si rregull, duhet të përpiqeni t’i hani ato brenda dy apo tre ditëve pas blerjes.
5. Gocat e detit
Një nga ushqimet më të pëlqyera për shumë njerëz, janë shumë të rrezikshme në qoftë se konsumohen pasi iu ka kaluar data e skadimit. Në këto raste, ato, jo thjesht kanë një aromë shumë të pakëndshme, por mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Kjo, për shkak të një bakteri që qëndron në mollusqet e prishur, V. vulnificus, që shkakton një formë të rëndë të helmimit nga ushqimi. Ky bakter shkakton një lloj helmimi nga ushqimi, që ndikon në gjak, duke e çuar trupin në shok septik. Gocat e detit duhet të konsumohen patjetër të freskëta.
6. Karkalecat
Ashtu si karkalecat dhe të tjerë butakë, edhe karkalecat janë shumë të prirur ndaj ndotjes prej bakterieve. Këto baktere përveç se karkalecat, mund të prekin më pas edhe produkte të tjerë, të ngrirë apo edhe të freskët. Duhet të keni kujdes që të mos konsumoni karkaleca, që nuk kanë qëndruar në frigorifer për një periudhë të zgjatur kohe.
7. Mishi i viçit
Bakteret E. coli janë shkaku më i zakonshëm i helmimit nga ushqimi. Këto mikrobe vijnë nga zorrët e kafshëve dhe si të tilla, janë të pranishme në një shkallë të madhe apo të vogël, në pothuajse të gjithë produktet e papërpunuara të mishit të viçit. Nëse mishi i viçit është i përpunuar dhe i trajtuar në mënyrë të sigurtë, nuk është problem. Por duhet të siguroheni që përpara se ta konsumoni mishin, ta gatuani plotësisht. Dhe, sigurisht, nuk duhet ta hani përtej datës së skadimit.
8. Manaferra të freskëta
Manaferrat dhe ushqime të tilla, si luleshtrydhet apo boronicat, tërheqin sasi të mëdha të ciklosporës, një lloj bakteri që çon në helmim. Edhe pse ky lloj helmimi nuk është aq i rrezikshëm sa disa forma të tjera, është diçka që patjetër duhet ta shmangni, nëse nuk doni të kaloni disa ditë me të dridhura, të vjella dhe diarre. Si rregull i përgjithshëm, është mirë t’i hani këto lloj frutash të freskëta, rreth tre ditë pasi i blini. Për fat të mirë, mund ta kuptoni vetë kur manaferrat apo luleshtrydhet kanë filluar të prishen. Ato ndryshojnë ngjyrën e tyre dhe zbuten. Për t’i bërë të jetojnë më gjatë, vendosini sipër një peshqiri letre, mbulojini dhe futini në frigorifer.
9. Djathi i butë
Me djathra të fortë, si përshembull ai kaçkavall, është më e thjeshtë, pasi shpesh mund të jemi të sigurt në konsumimin e tij, pasi i presim pjesët e jashtme, në qoftë se kanë treguar shenja të rritjes së mykut. Por një gjë të tillë nuk mund ta bëjmë me djathrat e butë. Nëse gjeni myk rreth e rrotull djathit tuaj të butë, mos e hani! Mund të helmoheni nga bakteri listeria. Produktet e qumështit, në përgjithësi paraqesin rrezik të madh të helmimit nga ushqimi, pasi praktikisht të gjitha produktet e qumështit përmbajnë sasi të konsiderueshme të baktereve. Gjithmonë ruajini në frigorifer dhe kurrë mos i konsumoni, nëse u ka kaluar data e skadencës.
10. Mishi i pulës
Ashtu si vezët, edhe mishi i pulës, përbën një nga rreziqet më të mëdhenj për helmim ushqimor, në qoftë se nuk është trajtuar, ruajtuar apo gatuar si duhet. Një pulë e pagatuar plotësisht, mund të jetë e rrezikshme për t’u ngrënë, por është gjithashtu e rëndësishme që të jeni shumë të kujdesshëm, për mënyrën se si i trajtoni pulat e freskëta ose të ngrira. Ndotja mund të jetë një problem me këtë lloj mishi, kështu që kurrë mos ruani krah njëri-tjetrit në frigorifer mishin e pulës me atë të viçit. Kur filloni të gatuani një pulë që ka qenë e ngrirë, sigurohuni se ka shkrirë 100 për qind, përpara se të filloni ta gatuni. Përndryshe, duke qenë e ngrirë në disa vende, nuk mund të arrijë një temperaturë të brendshme të sigurt, duke e lënë atë të pagatuar tamam dhe me sasi të mëdha të baktereve brenda. Kjo mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, edhe në qoftë se pjesa tjetër e pulës është gatuar si duhet. Mos harroni të kontrolloni edhe datën e skadencës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu