Lidhu me ne

Aktualitet

Bie “Influenca e Papërshtashme”. Bëhet: “Ndërhyrje jo proceduriale, publike apo private…”?

Influenca e Papërshtatshme? Ky është ai termi që mbiu si papritur në ligjin për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, konkretisht pika 3, neni 13. Në sajë të punës së ekspertëve dhe të një procedure misterioze inkuadrimi, neni ishte formuluar kështu:

Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj“.

Mazhoranca deklaroi se do ta riformulojë, duke njohur potencialin e tij censurues, edhe pse demkat që shkruajnë për partinë, u përpoqën ta relativizojnë.

Do të riformulohet dakord. Po si do të jetë neni i ri? Një përgjigje na e jep zv/ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, i cili edhe ky e cilëson zhurmën e bërë për nenin e mësipërëm, si “pa kuptim”.

Thotë Isaraj në profilin e vet në Facebook:

“Duke lënë mënjanë fjalët e huaja, të komplikuara dhe me shumë kuptime, na duhet pak qetësi, shqipërim e qartësim…dhe pika 3, neni 13…ligji për SPAK-un…Bëhet :

Çdo lloj ndërhyrjeje jo proceduriale, publike apo private, e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm, që ndikon mbi pavarësinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrave, ndalohet dhe dënohet me ligj“.

Dhe pak më poshtë flet profesori i Filozofisë së të Drejtës:

“Por në fund…. nga ligji dhe zbatimi i tij, “askush nuk mund të fitojë pa humbur dikush tjetër” – thoshte Seneka”.

E qartë kjo e Senekës. Vetëm se mos vallë me nenin fillestar humbiste publiku dhe fitonin sa “të zgjedhur”? Pyetje për t’i gjetur ndonjë kuptim zhurmës që u ka prishur rehatinë socialistëve.

Dhe më tej: me Ndërhyrjen jo Proceduriale, publike e private, përfshihet p.sh deklarata e një zyrtaria, apo e ndonjë politikani, që cilëson autoritetin gjykues, e nesër edhe atë hetues, si “serial killer”? Se siç tha Plaku Merre – ai i filmit, jo ky i politikës – “Fjalët i ke të bukura”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix6 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske6 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore6 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet11 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook