Lidhu me ne

Aktualitet

Rroftë Lc waikiki…

lcw-DENİM-autumn-1

Janë dy dyqane tregtimi veshjesh në Shqipëri, që duket se po kthehen në të preferuarat e konsumatorëve dhe që po arrijnë të qarkullojnë miliona euro në vit, duke u renditur në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe duke pasur norma të larta fitimi.

Sipas të dhënave nga tatimet dhe bilancit zyrtar, dyqani më i madh i veshjeve në Shqipëri ka arritur që të jetë brenda pak kohësh ITX ALBANIA, në pronësi të grupit Zara Holding B.V., me dyqanet e saj Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull & Bear, Stradivarius. Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat e tij ishin 1.93 miliardë lekë (rreth 14 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 61% në raport me 2014-n. Dyqanet e grupit Zara, në pak kohë arritën të beheshin të preferuara në Shqipëri, të ndihmuara nga marka që ishte mjaft e njohur, sidomos nga të rinjtë. Grupi Zara rezultoi me fitime të kënaqshme prej rreth 520 milionë lekë para taksave, me një normë fitim bruto prej 27%.

LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k është operatori i dytë më i madh i tregtimit të veshjeve në Shqipëri, duke ia lënë në 2015-n Zarës vendin e parë (vitin e kaluar ishte ajo në vend të parë). Sipas të dhënave nga tatimet, qarkullimi i saj vjetor në 2015-n ishte 1.63 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro) me një rritje prej 22% me bazë vjetore. Fitimi para taksave ishte 337 milionë lekë, me një normë fitimi prej 21%. Ndryshe nga Zara, që segmenton shtesën e mesme dhe të rinjtë, dyqanet e Waikiki tregtojnë veshje më të lira dhe për të gjitha moshat.

Në total, vetëm në këto dy dyqane, shqiptarët kanë shpenzuar për veshje rreth 26 milionë euro.

Ndonëse biznesi i veshjeve në Shqipëri është i fragmentarizuar dhe me një nivel të lartë informaliteti, këto kompani po arrijnë të mbizotërojnë në këtë treg dhe të kenë volume të larta aktiviteti./Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix6 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske6 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore6 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet11 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook