Aktualitet
SHBA zhvendos armët bërthamore të instaluara në Turqi drejt Rumanisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zhvendosjen e armëve bërthamore të instaluara në një bazë në juglindje të Turqisë, drejt Rumanisë. Raketat me mbushje bërthamore ndodhen në bazën e Incirlikut, e cila është bërë objekt shkrimesh në media dhe në qendrat studimore që kanë spekulluar se ajo mund të goditet nga sulme terroriste. Ato do të instalohen në bazën rumune të Deveselu, gjithnjë sipas faqes “Euractiv”. Gazeta izraelite “Haaretz” shkruan se Ministria e Jashtme rumune ka mohuar kategorikisht vendosjen e armëve në territorin e Rumanisë, ndërkohë që citohen shqetësimet se “a do të ketë mundësi SHBA të ruajë kontrollin e bazës në Incirlik nëse Turqia përfshihet në një konflikt civil”. Ka edhe një tjetër problem që lidhet me përdorimin e bazës për fushatën në Siri. Në një intervistë të muajit qershor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se Incirliku mund të hapet edhe për Rusinë, e cila operon në Siri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu