Lidhu me ne

Kryesore

Lehja është luks në Shqipërinë e Rilindjes

rama-autobus_2016_08_19_1414_1471608056

Kryeministri ka rënë së fundmi në sevda të madhe me një shprehje: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Kuptimi dihet: Ne punojmë, ziliqarët dhe të paaftët do të flasin, apo llapin, siç shkon më mirë në këtë rast.

Shprehja përdorej edhe nga Enver Hoxha në vitet e ndërtimit socialist, ku akuzat ndaj regjimit të tij ishin të gjithanshme. Mirëpo në ato kohë termat politikë mes palëve ndërmjetësoheshin nga armiqësia e jo nga opozitarizmi i ideve. Ndaj stigmatizime të tilla, njësoj si akuza “kriminel” për Enver Hoxhën legjitimohej si nga historiku i përplasjeve të nisur në kohën e luftës, ashtu edhe nga antagonizmi ideologjik.

Sot kjo lloj frazeologjie nuk ka vend, sepse sot pranojmë se jemi në “qytetërimin e Fjalës”, e cila është konvencioni i raportit politik. Fjala mund të jetë shpërdoruar, manipuluar, deformuar, por roli i saj është i patjetërsueshëm nëse duam të jetojmë në këtë sistem politik. Opozita e një vendi që me përkufizim kushtetues quhet demokratik, ka disa instrumente në dorë: ka kontrollin parlamentar dhe Fjalën. akuzën, kritikën, sulmin politik brenda suazës demokratike e institucionale, apelin populist etj..

Si vallë t’i heqësh Fjalën një opozite? Është po ashtu donkishoteske dhe rrugaçëri politike të synosh të deligjitimosh kritikën, duke e shumëzuar atë me një mantel të stisur nihilizmi. Jo vetëm parimisht, por praktikisht kjo lloj rrugaçërie politike është antiproduktive dhe kërcënon çdo raport me opozitën e këtij vendi. Cilado qoftë opozita.

Jetojmë në një vend ku ka shumë probleme dhe këtë e pranojmë të gjithë. Jetojmë në një vend ku Qeveria është një nga problemet më të mëdha, siç ka qenë gjithë shekullin që lamë pas. Jetojmë në një vend ku mund të të vrasin në mes të ditës, ku aveniri i vetëm i sigurtë që të ofrohet është ose trafiku i drogës, ose marrja me politikë. Një vend ku një pjesë duan vetëm të ikin. E sërish, megjithë këto probleme, çdo qasje nihiliste do të ishte e dëmshme. Sepse duhen njohur edhe përpjekjet, edhe puna e bërë, edhe përmirësimet. Pse vallë kryeministri e paska kaq të vështirë të hapë veshët, të hapë edhe sytë e të shohë e të pranojë se mes atyre që thotë opozita parlamentare ka të vërteta, “nga ato aë të nxjerrin bojën”? Ka vetëm një shpjegim për këtë shurdhim të qëllimshëm: fshehja e dështimit, i cili manifeston një spektakël shumë më impresionues se çdo lojë marketingu.

Ky realitet që formëson dhe prek jetën e të gjithëve pranon dhe asimilon si objektive dhe të vërtetë çdo kritikë dhe akuzë. Është një realitet i vështirë që “lehjen” nuk e akomodon dot kollaj. Përtej konsideratës politike dhe mesazhit për militantët që kryeministri përcjell me frazën e mësipërme, pason edhe një fyerje tjetër: ka shumë njerëz që pajtohen me kritikat dhe akuzat e PD-së, që sot po etiketohet me çdo emër, por që nuk janë pjesë e saj, as votojnë e as janë dakord që ajo të vijë në pushtet. Edhe ata po lehin?

Nëse është kështu, atëherë le të na falë Shkëlqesia e Tij, por për 8 vjet rresht kush lehu, kuisi, tundi bishtin dhe lëpiu ngjala? Kush pëlliste e ripërtypte të njëjtat deklarata dhe akuza? Kush premtonte për programe e punë të mëdha? Dihet se kush. Mbetet vetëm të shpresojmë që kryeministri, e të vetët, jo të heqin dorë nga akuza për qenë që lehin dhe karvanin që na shkokërka përpara, por të paktën të mos nisin ndarjen klasore edhe mes qenve. Se kjo do ishte tepër në një vend kaq të vogël, ku edhe qentë e Bllokut – Bllokqenët – në kazanë plehrash i shohim./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore19 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar20 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar20 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook