Kryesore
Krenaria e qeverisë
Nuk ka munguar as sot nga Facebook-u kryemiistri Rama. Pavarësisht se qeveria është me pushime, kryeministri përpiqet të tregojë se makineria e Rilindjes është në punë në përmbushje të misionit për të transformuar Shqipërinë. Ai ka postuar disa foto nga kopshtet dhe çerdhet e rindërtuara në Tiranë, duke mos e fshehur krenarinë për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga ana tjetër ka akuzuar ish-kryebashkiakun Lulzim Basha për boshllëk vizioni, idesh dhe aftësie.
“#RilindjaUrbane në Arsim. 23 kopshte e 31 çerdhe të rindërtuara mbi gërmadhat e trashëguara vetëm një vit më parë, janë fytyra rrezatuese e Rilindjes në Tiranë. Pas katër vjet rrënimi e pluhurosjeje të përgjithshme, që ishte fytyra kuptimplotë e boshllëkut të vizionit, ideve, aftësisë së kryebashkiakut të ikur siç hyri, sot kryeqyteti ka rigjetur drejtimin e duhur. Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”- shkruan Rama ne facebook.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu