Lidhu me ne

Kryesore

BOTA ËSHTË E JOTJA, PA SELFIE!

belina-budini-copy

Dr. Michele Borba, ka tërhequr vëmendjen në SHBA me anë të librit të saj të titulluar “Unselfie” pra “Pa-selfie”

Nga Belina Budini

Fillimi i verës për studentët që diplomohen ka shijen e ceremonies së diplomimit.“Commencement Speaches” ose fjalimet e ceremonive të diplomimit janë një traditë amerikane që e vë theksin pikërisht tek akti i fillimit të diçkaje të madhe dhe personalitete të rëndësishme e origjinale, u drejtohen studentëve në fillim të verës me fjalime frymëzuese.Këto fjalime zakonisht e kapërcejnë aurën universitare dhe qarkulloj nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale gjerësisht.

Në Shqipëri kjo është praktikë pak e përhapur, e kufizuar deri diku në universitetet private, ku ftohen për të mbajtur fjalime për studentët e diplomuar figura të njohura që mund të jenë ose jo nga bota e politikës, ashtu si edhe nga ajo e letrave, biznesit, arteve, sportit, teknologjisë, etj.

Në atmosferën e këtyre fjalimeve gjendemi pikërisht këto ditë në univeristet, ndërsa presim ceremoninë e këtij viti, më 15 korrik. Një nga fjalimet më të bukura të këtij lloji të mbajtur në UET ndër vite ka qenë ai i Anthony Giddens, edhe pse nuk u mbajt bash në ceremoninë e diplomimit, ndërsa është programuar që këtë vit t’u drejtohet me një fjalim fillimi avokat SpartakNgjela.

Është e gjatë lista e figurave botërore që kanë mbajtur fjalime të tilla përpara studentëve që nga Winston Churchill, që ka mbajtur një fjalim të tillë në Harrow School në vitin 1941, Kennedy në vitin 1964 në një universitet amerikan, Steve Jobs në Stanford University, ndërsa gjatë vitit 2016 të tillë fjalime kanë mbajtur Presidenti Obama, Steven Spielberg, Michael Boomberg, Madelene Albright, Michelle Obama, për të përmendur vetëm disa. Ca nga temat e këtyre fjalimeve tingëllojnë si këshilla të vyera si përshembull tema e fjalimit të Obamës: “Pasioni është jetik, por duhet të kesh një strategji”, apo ai i Condoleezza Rice: “Mos lejoni të tjerët të përkufizojnë pasionin tuaj”, si edhe këshilla e regjizorit të njohur amerikan, David Lynch në lidhje me përdorjen e intuitës si instrumentin numër një të qenies njerëzore. Dhe kështu me radhë, disa nga këshillat më pikante drejtuar të diplomuarëve të vitit 2016 që kanë qarkulluar në media janë të mëposhtmet: Nga Anne-Marie Slaughter: ‘Përkujdesa është po aq e rëndësishme sa karriera”. Nga Cory Booker: “Thoni të vërtetën tuaj”. Nga Eboo Patel: “Turp është vetëm stanjacioni”. Nga Hoda Kotb: “Ju jeni shuma totale e pesë njerëzve me të cilët kaloni më tepër kohë”. Nga J.K. Simmons: “Jeto në momentin që të jepet”. Nga Jane Goodall: “Kujtohu të jetosh potencialin e vërtetë njerëzor”. Nga Jill Bolte Taylor: “Ne kemi fuqinë që të zgjedhin se cfarë duam të jemi”. Nga Madeleine Albright: “Secili prej nesh duhet të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”. Nga Michael Bloomberg: “Mendja e hapur është aseti më i vlefshëm që ju mund të zotëroni”. Nga Michelle Obama: “Ekselenca është përgjigjia më e fuqishme që mund të jepni”.Nga Russell Wilson: “Shko dhe bëje të ndodhë”. NgaVivek Murthy: “Jeto një jetë të ndërlidhur”. Nga William Foege: ‘Çdo ditë secili prej nesh editon obituarin e tij”.

Megjithëse nuk ka qenë folëse e vitit 2016,zëri i një psikologeje të edukimit, të quajtur Dr. Michele Borba, ka tërhequr vëmendjen në SHBA me anë të librit të saj të titulluar “Unselfie” pra “Pa-selfie”. Mesazhi dhe argumentet e librit të saj duket se u flasin jo vetëm studentëve por edhe prindërve dhe gjithësecilit ndërsa zbulon me anë të shifrave dhe analizave se ata që arrijnë të jenë të suksesshëm në jetë, janë qeniet empatike. Duke folur për rëndësinë e empatisë, në librin e saj të fundit “UnSelfie: Why Empathic Kids Succeed in Our All-About-Me World,” Dr. Borba arsyeton se për prindërit dhe edukatorët përpjekjet duhet të përqendrohen në të ndërtuarit e empatisë tek të rinjtë, ndërsa të dhënat flasin për kuota historike nga më të ultat përsa i përket empatisë tekgjeneratat e reja. Për më tepër, duke u mbështetur në kërkime të zgjeruara dhe duke iu referuar studimeve të tjera, autorja pohon dhe ofron në librin e saj strategji praktike për mësuesit, pedagogët dhe prindërit, për të mësuar empatinë dhe vetë-rregullimin. Sepse, pikëpamja e saj është që empatia, të kuptuarit e tjetrit, përkujdesja, dhembshuria, të gjitha mund të mësohen.Mirëpo, të dhënat tregojnë se adoleshentët amerikanë shpenzojnë rreth 7 orë e gjysmë në ditë me pajisje dixhitale, në kurriz të të mësuarit në rrugë të tjera dhe nëfamilje.Edhe pse teknologjia nuk është djalli në vetvete, një këshillë që buron nga libri në fjalë, në kuadër të fjalimeve të fundvitit drejtuar studentëve, do të ishte: Bota është e jotja, pa “selfie”!/Revistamapo

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix8 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore9 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix10 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar11 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore11 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal12 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix12 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar13 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook