Lidhu me ne

Kryesore

A mund të ketë në botë kompani publike të turpshme si kjo?

ardian_cela_1_copy_1_179631-701x402

Ish-Kryeministri Berisha akuzoi para pak ditësh kompaninë publike të shpërndarjes së energjisë, OSSHE, për rritje të pajustifikuar të pagave të drejtuesve të lartë. OSSHE u kundërpërgjigj me deklaratë publike të titulluar “Reagim ndaj deklaratave te deputetit Berisha”, e cila fillon si më poshtë:

Nuk është aspak çudi. Heshtën e nuk thanë asnjë fjalë për vrasjen barbare të elektricistit Zamir Velaj në krye të detyrës. Pas katër ditë heshtjeje, spekulanti dixhital Sali Berisha i rikthehet sportit të zakonshëm ndërsa tenton tu hedhë hi syve shqiptarëve duke akuzuar OSHEE-në se ka rritur pagat e drejtuesve të saj.

Duke hedhur poshtë këto sajesa të qëllimshme, OSHEE sqaron opinionin publik se paga e Administratorit dhe ato të nivelit të lartë drejtues nuk kanë ndryshuar por janë të njëjtat paga të caktuara me Vendimin Nr. 21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë. Janë pagat e percaktuara që në kohën kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike e spekulantit dixhital dhe Kryetar i ERE ishte Sokol Ramadani ndërsa Administrator i Shoqërisë së shpërndarjes së energjisë ishte Sahit Dollapi.

Është një deklaratë ku përzjehet vulgariteti me qasjen sovjetikase të aparatçikëve komunistë që tregonin më shumë “partishmëri” dhe armiqësi ndaj elementëve jopartiakë edhe se udhëheqësit më të lartë komunistë. Ose deklarata është shkruajtur në zyrën e Kryeministrit Rama, në stilin e zakonshëm të të cilit ajo ngjan.

Sido që të jetë, është e patolerueshme që një deklaratë e tillë bëhet nga një ndërmarrje publike, e cila jo vetëm duhet të jetë e departizuar dhe depolitizuar, por duhet të respektojë të gjitha institucionet publike, e aq më tepër parlamentarët. Rrugaçëria publike me paratë e taksapaguesve nuk duhet të tolerohet.

Është edhe më i rëndë fakti se ky është qëndrim i përsëritur i drejtuesve të OSSHE-së sikur kemi komentuar këtu.

Politika u takon partive, jo ndërmarrjeve publike. Sjellja e OSSHE-së nuk është e denjë as për diktaturat injorante afrikane e jo më për një vend në mes të europës që pretendon të bëhet anëtar i BE-së. Përpiquni të imagjinoni një çast një menaxher publik gjerman apo hollandez t’i drejtohet me këte gjuhë ndonjë politikani çfarëdo e aq më pak deputetëve si drejtuesit e OSSHE-së. E vështirë të imagjinohet.

Kjo është një ngjarje e cila nuk tërheq aspak vëmendje publike dhe aq më pak zëmërim dhe reagim. Por është një ngjarje që nuk duhet të tolerohej, pasi është shenjë e degradimit të administratës publike në shërbim të politikës dhe korrupsionit të cilat duhet të ndalen. Ndërsa mund të mos jetë çudi që ministra apo politikanë të përdorin gjuhë të ashpër kundër njëri-tjetrit, qasjet agresive, rrugaçërore dhe partiake nga institucionet publike janë të palejueshme dhe duhet të ndalen./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar10 minuta më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore13 minuta më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal20 minuta më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar2 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Aktualitet2 orë më herët

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Armand Shkullaku Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi,...

Radar2 orë më herët

Debati Trump-Zelensky pati mbi 150 milionë klikime në X

Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk. Videoja...

Mix2 orë më herët

“Anora” triumfon në ‘Oscars 2025’, merr 5 statuja të arta

Në një natë të mbushur me yje dhe ngjyra të pafundme, filmi “Anora” është shpallur triumfues në ceremoninë e ndarjes...

Mix2 orë më herët

“Anora”, Brody dhe Madison fituesit e mëdhenj të çmimeve “Oscar”

Aktorët amerikanë Adrien Brody dhe Mikey Madison ishin ndër fituesit e mëdhenj të çmimeve Oscar, në një natë ku filmi...

Mix2 orë më herët

Edhe Zendaya i bashkohet “Shrek 5”

Zendaya do t’i bashkohet ‘Shrek’, i cili debutoi në ekranin e madh 24 vjet më parë. Universal Pictures ka konfirmuar...

Facebook