Ato duken të mira. Kontrolloji. Ato janë me ulje. Kontrolloji. Shitësi trendy thotë që ndihmojnë për muskujt e pulpës. Kontrolloji dy herë. Para se të nxjerrësh paratë nga portofoli, sigurohu që atletet e stërvitjes bëjnë më shumë punë sesa mbështjellin këmbën.

Këpucët luajnë një rol shumë të madh në mbrojtjen e legenit dhe ijëve, thotë Lori Thomsen, fizioterapsit në Lincoln, Nebraska. Thomsen thotë që muskujt, ligamentet dhe tendinat mund të mbingarkohen nëse nuk kanë mbështetjen e duhur. Kjo të bën më të pambrojtur para dëmtimeve gjatë seancës së ngritjes së peshave apo vrapit dhe gjithashtu më pak konkurrues nëse merresh me sport. Kështu që mos dëgjo çfarë thotë shitësi, ndalo dhe bëj këtë inspektim me 3 pika. Nëse atletet nuk i kalojnë këto prova, lëri në dyqan.

Tërhiqe thembrën nga jashtë

Kur ti shty pjesën e pasme të thembrës, ajo duhet të jetë e fortë dhe të zhvendoset shumë pak. Kjo palëvizshmëri redukton lëvizjen që mund të dëmtojë ligamentet dhe tendinat.

Përthyeje atleten

Po të përthyhet në qendër tregon që ka një mbështetje të dobët të harkut të këmbës. Mbështetja e harkut maksimizon fuqinë shtytëse të vitheve dhe fleksibiliteti në pjesën e përparme të gishtave i përgjigjet lëvizjes natyrale të gishtave.

Shtyp shuallin

Baza e këpucëve duhet të jetë e fortë, veçanërisht përgjatë konturit të jashtëm. Shualli solid të ndalon të lodhësh shumë kaviljet dhe këmbët duke rrezikuar të dëmtohesh.