Sport
Video/ Hidhet në vijën e finishit për të fituar garën
Kjo Olimpiadë duket se do dhurojë shumë surpriza.
Këtë herë ishte atletja Shaunae Miller që bëri gjithçka për të fituar medaljen e artë në garën e vrapimit 400 metra.
Atletja nga Bahamasi, 22 vjeç, u zhyt në vijën e finishit, duke fituar vendin e parë ndaj favorites, amerikanes Allyson Felix.
Miller fitoi me 49.44 sekonda, kurse heroina 30-vjeçare amerikane ishte pas saj me 0.07 sekonda.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu