Lidhu me ne

Temporal

S’mbahet shtëpia me miell hua

bilbil-Beqiri

Sa bukur e ka thënë populli i Gjirokastrës kushedi sa kohë më parë. Kjo shprehje le të vlejë edhe si provë se njerëz të zgjuar ka pasur me shumicë ky vend,  përderisa kanë themeluar shprehje kaq lakonike.

Thënia e mësipërme që unë e kam zgjedhur për titull nuk ka nevojë të shpjegohet sepse është shumë e qartë dhe popullore në vetvete. Unë thjeshtë, dua ta sjell atë për të interpretuar një zhvillim interesant të ditëve të fundit. E kam fjalën për debatin e hapur mbi kalimin e disa futbollistëve të kombëtares drejt asaj kosovare.

Në fillim nuk ma mori mendja se do bëhej temë e rrjeteve sociale dhe e portaleve, por duke e ndjekur vura re se po ndodhte e kundërta. Ndoshta një debat edhe i cytur pak prej disa gazetarëve me portalet e tyre, por prapë se prapë vura re shumë debat në lidhje me këtë temë. –Heu, thash me vete!!! -Si ka mundësi?

-Si ka mundësi që revoltohemi nga kalimi i tyre te Kosova, kur themi që Kosovën e kemi xhan.

-Si ka mundësi që mërzitemi,  kur nuk kemi asnjë meritë në përgatitjen e tyre profesionale si vend. Pasi e dimë që janë formuar dhe afirmuar jashtë.

-Si ka mundësi që nuk e kuptojmë që jemi në demokraci dhe secili bën me karrierën e vet çfarë të dojë.

-Si ka mundësi që kërkojmë vetëm nga të tjerët të bëjnë sakrifica për vendin. Pse nuk pyesim veten se çfarë jemi duke i ofruar ne si individë vendit.

-Si ka mundësi që nuk e kuptojmë se zgjedhja e të dytës nuk do të thotë mohim i të parës. Ata zgjedhin Kosoven por vazhdojne ta duan Shqipërinë. (Rashica-Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit.)

E shumë ‘si ka mundesi’ të tjera,  pak më informale që më erdhën në mend por që nuk po i përmend këtu.

T’i falenderojmë me mirënjohje për kontributin e deritanishëm kosovarët e mrekullueshëm shqipëtarë, për djerësen që kanë derdhur për kombëtaren, dhe për emocionin që i kanë dhuruar deri tani. Dhe si vend duhet të shohim të rrisim kombëtaren tonë dhe suksesin tone. Të mos kemi xhelozi për askënd, madje përkundrazi të gëzohemi me idenë që Kosova ia mbërriti më në fund kësaj ditë.

Dhe e fundit, nuk mbahet shtëpia me miell hua. :))

Bilbil Beqiri/Podiumi.com

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook