Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveria rilindase: Karvani i Marijuanës

Marijuane-701x351

Nga Dritan Shano

Tashmë e gjithë Shqipëria është e mbjellë me marijuanë, nën kujdesin dhe mbrojtjen e drejpërdrejtë të qeverisë. Këtë e konfirmojnë në mënyrë të përsëritur raportime nga shërbimet policore të vendeve të Bashkimit Europian, tregjet e të cilave po përmbyten nga ky produkt i qeverisë shqiptare.

Djegjet që serviren herë pas here në edicione lajmesh janë kurbani televiziv propagandistik ose eliminimi i konkurrencës të ndokujt që ka guxuar të ketë prodhim të strukturuar, jo të rastësisëhm apo personal—pra, jashtë skemës kombëtare qeveritare për prodhimin, përpunimin dhe trafikimin e marijuanës.

Një pjesë e transportit të marijuanës drejt tregjeve europiane kryhet me avionë të vegjël, nën mbrojtjen e policisë dhe ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s—këto forca që paguhen me paratë e pastra të shqiptarëve nga taksat e rritura, janë sot qorrazi në shërbim të oligarkisë që ka zaptuar Shqipërinë në formën “demokratike” të qeverisë së “rilindjes socialiste”.

Fitimet nga aktivitet i paligjshëm qeveritar futen në xhepat e pak njerëzve; xhepa “off shore”, nga ku pritet të dalin për të financuar vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017, si domosdoshmëti për të mbajtur në këmbë këtë skemë kriminale. Prova e parë do të jetë, së afërmi, me zgjedhjet lokale në Dibër.

Paratë nga aktivitetet e paligjshme dhe vjedhja e fondeve publike—edhe këto të fundit sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në miliarda euro—do të përdoren nga qeveria e sotme për të garantuar vazhdimin e pushtetit të saj politik, përmes grabitjes dhe manipulimit të votës së shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse nevojitet një qeveri teknike për të kryer proçesin e zgjedhjeve: me këtë qeveri të kontrolluar nga interesa kriminale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa garantuar me çdo formë dhe mënyrë këtë proçes, reformat e dekriminalizmit dhe ajo në drejtësi do të shndërrohen në një farsë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo pak Demokraci e menaxhuar që kemi në Shqipëri është sot seriozisht e rrezikuar. E rrezikuar nga Qeveria.

Ndaj kjo qeveri narkotrafikante, duhet shkulur nga rrënjët, njësoj siç shkulen bimët e kanabisit të paligjshëm.

Dhe i duhet “vënë flaka” njëherë e mirë, kësaj “qeverie rilindase”, e cila mu në mes të Europës u kthye në Karvanin e Marijuanës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook