Lidhu me ne

Kioske

Fahriu nxjerr variantin e ri të titullit të fletushkës “55”

maxresdefault

Fahriu e ka ndryshuar deri tani disa herë shpjegimin për kuptimin e titullit të fletushkës së tij që është numri 55. Kur nxorri fletushkën e tij, në 1997, Fahriu në fillim tha se titullin “55” ia kishte vënë në nderim të atyre që ishin dënuar me burg në kohën e komunizmit në bazë të nenit  famëkeq 55 të agjitacionit dhe propagandës. Me këtë nen dënoheshin njerëzit për fjalën e lirë. Cinizmi ishte se vetë Fahriu si spiun i Sigurimit kishte bashkëpunuar për dënimin e njerëzve sipas nenit 55 dhe si gazetar i “Zërit të Popullit”, organit të partisë-shtet, i kishte thurrur hymne nenit 55 si armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit kundër armiqve klasorë.

Gazeta_55.svg

Militantëve të PD-së Fahriu iu thoshte se titulli i gazetës kishte kuptimin që PD- do të vinte në pushtet në 55 vjetorin e lindjes së Sali Berishës, pra në 1999 me zgjedhje të parakohshme.

Kur PD erdhi në pushtet në 2005, Fahriu tha se e kishte parashikuar vitin e fitores që kur hapi fletushkën e tij në 1997, në titullin e saj.

-Viti 2005 ka të parin numrin dy dhe pastaj një pesë, mes dy zerove,-thoshte Fahriu.- Domethënë viti i fitores tregon qartë titullin e fletushkës sime, që i solli mbarësi partisë.

Kur Fahriu bëri disa vizita në vendet arabe të pasura me naftë, si pjesë e delegacioneve qeveritare kur Meta ishte Kryeministër, dhe me pas kur ishte Berisha kryeministër, ai u tha sheikëve arabë se titulli i gazetës së tij kishte të bënte me suren nr. 55 të Kuranit që sipas Fahriut jepte udhëzime për lirinë e fjalës.

Kur Fahriu paraqitej si prokatolik në Vatikan, ai thoshte se titulli i gazetës së tij tregonte 55 martirët e Katolicizmit shqiptar të martirizuar në kohën e regjimit komunist. Se nga e kishte gjetur Fahriu këtë numr, 55 martirë, një Zot e dinte. Më vonë Vatikani shpalli 40 martirë shqiptarë, me rastin e vizitës së Papa Francesckut në Shqipëri. 15 martirë i mbetën Fahriut në xhep.

Kur Fahriu donte t’ i bënte qejfin Ismail Kadaresë i thoshte se titullin gazetës ia kishte vënë për arsye se 55 vjetori i lindjes së Kadaresë, që i binte në janar 1991, e gjeti Shqipërinë me pluralizëm politik, për shkak të gjestit heroik të Kadaresë, ikjes së tij në Francë tre muaj më parë.

Tani Fahriu ka nisur të japë një variant të ri për kuptimin e titullit “55”. Ai thotë se që kur hapi gazetën i ka thënë Ilir Metës se nëse ai bën një parti të re do të marrë 55 deputetë brenda 3-4 palë zgjedhjesh. Në zgjedhjet e vitit 2017, thotë Fahriu, LSI do të marrë 55 deputetë dhe Meta do të bëhet Kryeministër.

Nëqoftëse arrestohet Ilir Meta, Fahriu që nuk ka turp, do të thotë se ai e ka vënë titullin e fletushkës së tij për të dhënë mesazhin se Meta dhe Berisha duhet të dënohen me nga 55 vjet burg.

Cila është e vërteta e titullit të fletushkës së Fahriut? Ai i ka vënë fletushkës si titull vitin e tij të lindjes 1955. Fahriu deklaron si vit të lindjes atë 1956, por këtë e bën që të mos i ngatërrohen ca data që kanë të bëjnë me lindjen e tij./Citynews

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook