Lidhu me ne

Kryesore

Turqi, një tjetër arrestim si në botën e mafies

arrestGjuetia e shtrigave po merr çdo ditë e më shumë një trajtë sa vjen e më çnjerëzore në Turqi. Gazetarë, analistë dhe njerëz që i kanë shprehur mendimet e tyre kështu apo ashtu, me këtë mjet komunikimi apo atë, mjafton që të krijohet një fije dyshimi, pak rëndësi ka nëse ka apo jo ndofarë baze për të dyshuar, dhe kërkohet arrestimi i tyre. Kjo është pjesa më e lehtë, sepse mund të të ndodhë që forcat e rendit të të vihen pas edhe për shkak të lidhjes familjare me ta, ose të arrestohen këta të fundit në vend të tyre. Kjo ka ndodhur sërish ditëve të fundit.

 

Në vend të poetit dhe shkrimtarit Ahmet Ozer arrestohet e bija me foshnjën 5-muajshe!

Një ndër shënjestrat e gjuetisë së shtrigave që ka nisur në Turqi pas 15 korrikut është edhe poeti e shkrimtari turk Ahmet Ozer.

Sipas akt-akuzës, policia, me urdhër të zv. Kryeprokurori i republikës në Bakërkoy, ka shkuar në banesën e poetit turk në lagjen “Defterdar” të Ejupit në Stamboll. Ahmet Ozeri, një ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore turke nuk gjendej në shtëpi. Forcave të rendit derën ua hapi e bija e tij avokate. Aty, si policia, si prokuroria nënshkruan një nga praktikat më skandaloze dhe të turpshme. Prokurori kërkoi që, në mungesë të babait, të merrej e bija. Kështu, forcat e rendit ndaluan të bijën. Mirëpo vajza e tij avokate ishte nënë e një foshnjeje 5-muajshe. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga ana e presidentit nuk do të dijë as për foshnjat. Së bashku me vajzën e poetit, në polici u mor edhe vajza e vogël. Pavarësisht ankesave dhe kundërshtimeve për ditë me radhë, prokurori ende nuk e liron këtë zonjë të shoqëruar nga e bija e saj kaq e vogël!

 

Ky nuk është një rast sporadik, pasi menjëherë pas 15 korrikut, prokuroria, në mungesë të z. Bylent Koruxhu, analist dhe opinionist i njohur pranë të përditshmes turke “Zaman”, kërkoi arrestimin e së shoqes, e cila është nënë e pesë fëmijëve. Në mungesë të z. Ekrem Dumanllë, kryeredaktor i kësaj gazete, u arrestua shoferi i tij. Meqë nuk patën gjetur dot z. Bylent Kenesh, kryeredaktor i së përditshmes “Today’s Zaman”, u arrestua vëllai i tij mësues; në vend të futbollistit dhe ish-deputetit të partisë “AKP”, z. Hakan Shukur, kur kryeministër i saj ishte vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i morën babanë; apo si në rastin e mosgjetjes së z. Adil Oksuz, u kërkua arrestimi i një gjyqtari.

 

Kjo praktikë ngjan kaq e huaj për shoqërinë njerëzore të shekullit XXI. Shumë nga këta njerëz që sot shoqërohen për në polici në vend të të afërmve të tyre, deklarojnë se kanë qenë ndër të parët që dolën për të kundërshtuar grushtin e shtetit të asaj nate.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar23 minuta më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix28 minuta më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix36 minuta më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar40 minuta më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Mix44 minuta më herët

Këto ushqime janë sekreti i një jete të gjatë

Nëse jeni në kërkim të një formule magjike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, lajmi i keq është...

Mix46 minuta më herët

Nuk gjykon askënd dhe asgjë: Kjo është shenja më mendjehapur e horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë...

Mix48 minuta më herët

Kim Kardashian rikrijon në ‘Oscars 2025 Afterparty’ fustanin e saj të martesës

Kim Kardashian pati një moment Hirusheje pas ndarjes së çmimeve Oscar 2025. Ylli 44-vjeçar mori pjesë në festën e Oscar-it...

Mix49 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Apple Cider Vinegar” dhe lidhja me dokumentarin “The Search For Instagram’s Worst Con Artist”

Në një botë ku trendet e shëndetit dhe bukurisë shpërndahen në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme, seriali “Apple Cider Vinegar”...

Mix52 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Inventing Anna”

A mund të kthehet gënjeshtra në një formë arti? Sa larg mund të shkojë një person për të krijuar një...

Facebook