Lidhu me ne

Kryesore

Arritje e madhe e turizmit tonë: një i famshëm shikon me dylbi brigjet tona

Disa media vendase përcollën të hënën një “lajm” që, edhe pse qesharak, është domethënës: një jaht luksoz që, sipas burimit, është në pronësi të shkrimtares së Harry Potter, J. K. Rowlings, ka kaluar pranë brigjeve të Shqipërisë; në bordin e jahtit është parë dikush që shihte me dylbi në drejtim të brigjeve shqiptare. Natyrisht, përderisa jahti i përket Rowlings, mediat deklaruan që personi me dylbi duhet të ishte i famshëm.

Pak ditë më parë funksionarë të lartë qeveritarë dhe shumë media u mburrën që në Sarandë kishte mbërritur një nga jahtet private më të mëdha në botë, i cili në fakt qëndroi vetëm pak orë—aq kohë sa udhëtarëve të tij iu desh për të bërë një vizitë në Butrint—për t’u rinisur menjëherë për në Korfuz nga kishin ardhur (lexo komentin tonë Superjahti në Sarandë dhe rilindasit në Tiranë).

25 vjet mbas rënies së komunizmit Shqipëria ka mbetur ende një vend të cilit të huajt, më së shumti, i kalojnë pranë dhe e vështrojnë nga larg. Ky “izolim” i ri është shkak i mungesës së kapaciteteve tona turistike, i infrastrukturës së dobët, por edhe i imazhit jo të mirë të në botë.

Qeveritë tonë e lanë bregdetin në duart e zaptuesve të paligjshëm, kriminelëve dhe klasës së biznesmenëve grabitqare që u krijua menjëherë me fillimet e tranzicionit.  Këta grabitës, më së shumti injorantë pa asnjë talent dhe vizion veç plaçkitjes, përfituan nga mungesa e planeve zhvillimore, nga mos respektimi i ligjit dhe korrupsioni qeveritar për ta masakruar bregdetin, duke shkatërruar potencialin për zhvilimin e turizmit efikas.

Sot, Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që nuk ka qoftë edhe një objekt të standarteve mesatare perëndimore në të gjithë bregdetin e tij. Të vetmet ndërtime me standarte janë vilat luksoze të politikanëve tanë.

Për ta kuptuar nivelin e ulët ku ndodhemi, mjafton një krahasim. Ndërsa mediat tona mburreshin me ”të famshmin” që na shihte nga larg me dylbi, mediat e botëspërcillnin pushimet në Dubrovnik të një prej grave më në zë të momentit në botë, Ivanka Trumpit, vajzës së Donald Trumpit, së bashku me burrin dhe tre fëmijët e saj. Me ta në Dubrovnik është një tjetër person jashtëzakonisht i famshëm, Wendi Murdoch, ish–gruaja e miliarderit Robert Murdoch, njeriut më të rëndësishëm në median botërore—pronarit, ndër të tjera, i rrjeteve televizive Sky dhe Fox, gazetës Wall Street Journal dhe studios hollivudiane 21 Century Fox.

Fotografitë që ato kanë postuar tregojnë një Dubrovnik të bukur, me ndërtesat e vjetra karakteristike, kalanë dhe rrënojat e lashta. Natyrisht, në Dubrovnik nuk janë ngritur pallatet të shëmtuara mbi rrënojat historike si në Durrës, nuk është çarë mali për hotelet e shëmtuara të kriminelëve si në Sarandë, nuk është dhënë me koncesion kalaja si në Lezhë, dhe bregdetin nuk e kanë zënë të fortët dhe klientët e qeverisë siç kanë rrëmbyer e po vazhdojnë të rrëmbejnë klientët e  qeverisë çdo bukuri të bregdetit të vendit nga Gjiri i Lalzit në Palasë, Dhërmi, Qeparo e kudo./Exit

Ivanbak Trump DubrovnikIvanka Trump Dubrovnik

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix5 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix5 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix6 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar6 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix7 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar7 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix7 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix7 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar7 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook