Lidhu me ne

Kryesore

“Inovacioni” i radhës: Ndalohen me ligj “influencat e papërshtatshme” mbi prokurorët. Edhe përmes Medias! Çfarë janë “influencat e përshtatshme?”

“Report Tv” publikon sot disa fragmente nga ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila do të financohet dhe administrohet nga amerikanët. Drafti i ri ka të integruar edhe çuditë e reja që vijnë si propozim i ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, mes të cilave edhe kjo:

Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”(http://shqiptarja.com/Politike/2732/drafti-final-i-byros-ndikimi-politik…).

Po çfarë do të thotë ligjërisht influencë e papërshtatshme? A përbën një opinion, një koment, një informacion bazuar mbi burime, një referim i një statusi në Facebook, apo edhe një përpjekje për të ngritur pyetje dhe dyshime, vepër penale? A përbën nxjerrja e një dokumentivepër penale, veçse në mos qoftë i klasifikuar sekret? Janë pyetje që nuk marrin përgjigje te paragrafi që ofron televizioni në fjalë, e që duket se synojnë të kufizojnë një fushë veprimi që po duket se vështirëson shumë livadhisjen e institucioneve publike. Aq më tepër merr kuptim kjo, kur pika një e këtij neni, pra nenit 16 të ligjit thotë shprehimisht:

“Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur bazaur në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë”. Kjo është një garanci e mjaftueshme që nuk cenohet nga “influencat e papërshtatshme”. Një tjetër pyetje që lind si implikim i këtij neni që mbiu sot në media është edhe kjo: Cilat janë influencat e Përshtatshme, pra ato që nuk shpallen vepër penale?

Televizioni raporton se PD-ja ka paraqitur disa vërejtje dhe do ishte mirë që ky moment të përfshihej në to, pasi është e qartë se PS-ja, sot që është në opozitë, miraton çdo gjë që i thonë. Apo kështu hiqet të paktën.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix13 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar13 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar13 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport13 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar13 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix16 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix18 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook