Lidhu me ne

Kryesore

Rroftë e shkuara, poshtë e shkuara! (Foto)

Prishja e dy bazorelievëve në fasadën e stadiumit “Qemal Stafa” dhe më pas reagimi i kryeministrit që i quajti mballoma vulgare të komunizmit, duke justifikuar në këtë mënyrë thyerjen dhe shkatërrimi e tyre ka nxjerrë sërish në pah paqëndrueshmërinë e vetë kreut të qeverisë, por edhe qeverisë që përfaqëson në raport me të shkuarën komuniste.
Ka qenë kjo qeveri që ka rivitalizuar për qëllime muzeale sipas saj objekte të kohës së komunizmit. Le të përmendim këtu muzeun Bunkart, parrullat e Partisë së Punës në fshatin Kudhës, Shtëpinë e Gjetheve apo dhe ndërtimin e bunkerit në krah të Mistrisë së brendshme. “Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH-së!” Në një tjetër ndërtesë është restauruar edhe parulla: “Rroftë komandanti ynë i lavdishëm, shoku Enver Hoxha!” janë disa nga parrullat e rikonstruktuara në fshatin Kudhës.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, ndonëse një pjesë e opozitës ngriti akuza për ringjalljen e simboleve komuniste. Vetë kryeministri nuk nguroi t’i quajë asokohe injorantë. Por nëse qeveria do të ruante të njëjtën qasje, edhe dy bazorelievet në fasadën e stadiumit nuk do të prisheshin. Edhe pse nuk do të përfshiheshin në projektin e stadiumit të ri, këto objekte nuk kishte pse të shkatërroheshin.
Mund të përdroreshin për qëllime muzeale ose të shiteshin në ankand qoftë edhe për një vlerë simbolike, por kurrsesi të shkatërroheshin. Ja çfarë shkruan kryeministri. “Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore. Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë. Vlera e tij shkon në rreth 50 milionë euro”.
Po nëse kryeministrit i duket mballomë komuniste edhe Pallati i Kulturës, apo Muezu Historik apo lapidarët e LANÇ si duhet vepruar? Nëse nxitimi për të ngritur sa më shpejt mballomën tregëtare në stadiumin “Qemal Stafa” u ka errësuar sytë ndërtuesve, këtë kryeministri nuk mund ta justifikojë me kriticizmin ndaj “artit” komunist, të cilin qeveria e kuron sipas nevojave estetike të elektoratit socialist./Respublica

image_2016_08_14_1111_1471168213 image_2016_08_14_1111_1471168539 image_2016_08_14_1111_1471168539_0 image_2016_08_14_1111_1471168539_1 image_2016_08_14_1111_1471168539_2

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook