Lidhu me ne

Kryesore

Ngriva – shkriva/Loja e Ilir Metës me Edi Ramën

meta-rama-1-420x294

Nga Gjergji Koja

Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit dhe njëheraz Kryetar i LSI-së, duket se ka zgjedhur të luajë me aleatin e tij kryesor të koalicionit qeveritar, Edi Rama.

Duket se mes dy politikanëve kryesorë të së majtës ka nisur një lojë nervash mbi atë që konsiderohen si kushte dhe tolerime përsa i takon vijimin të bashkëpunimit.  Brenda pak javësh Ilir Meta ka ndryshuar dy herë qëndrimin përsa i takon aleancës së tij me Edi Ramën.

Në prag të reformës në drejtësi paralajmëroi daljen nga koalicioni dhe krijimin e një qeverie teknike. Më pas u tërhoq nga ky vendim, duke e argumentuar vijimësinë e qeverisjes me Ramën si një detyrim ndaj zgjedhësve që në 2013 mandatuan këtë koalicion për të qeverisur vendin.gjergj-koja

Por ajo për të cilën Meta duket se nuk ka hequr dorë janë kushtet ndaj Edi Ramës. Ky i fundit prej muajsh ndodhet nën presionin e aleatit të tij, presione që nisin jo vetëm me ndryshimet në Qeveri, por edhe me përcaktimin e atyre që duhet të jenë ministra. Kushti kryesor i Ilir Metës ndaj Edi Ramës është që Sajmir Tahiri të mos jetë ministër i Brendshëm, sikundër Damian Gjiknuri mos të jetë ministër  i Energjitikës. Të dy ministrat aktualë konsiderohen si personat që qëndrojnë pas sulmeve direkte apo indirekte ndaj Kryeparlamentarit Meta. Listës mund t’i shtohet edhe Ditmir Bushati, kreu i diplomacisë shqiptare, i cili konsiderohet nga LSI, si politikani që ka sulmuar dhe akuzuar Ilir Metën në çdo kancelari ndërkombëtare, duke dëmtuar imazhin e Kryetarit të Kuvendit.

Në anën tjetër, Ilir Meta i imponoi Edi Ramës të pranojë në Qeveri, Ylli Manjanin, një ndër kritikët më të fortë të Kryeministrit gjatë kohës që ai ishte në opozitë. Madje Manjani ishte një ndër politikanët për të cilin në 2013, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Rama dhe Meta, nuk do të hynte në kabinetin qeveritar, si parakusht i vendosur nga socialistët.

Tashmë, LSI përmes disa figurave në nivel qendror po jep sinjalet se do të vazhdojë koalicionin me socialistët, ndërsa taktikat elektorale janë të fundit në agjendën e kësaj force politike. Në anën tjetër strukturat e LSI në bazë e kanë të qartë se koalicioni me socialistët nuk do të vazhdojë gjatë dhe nuk mungojnë përplasjet, kontestimet deri edhe në akuzat e ndërsjellëta mes tyre dhe socialistëve.

Zgjedhjet në Bashkinë e Peshkopisë për postin e Kryebashkiakut, pasqyrojnë më së miri këtë zhvillim. Ilir Meta deklaroi se kemi të bëjmë me zgjedhje lokale dhe vendimet për mbështetjen e një kanidati i takojnë degës lokale. Me pak fjalë, Ilir Meta largoi përgjegjësinë e strukturave qendrore të LSI-së, për çdo vendim që do të merret nga dega e saj në Peshkopi, edhe pse dihet sesi funksionojnë partitë politike në Shqipëri.

Referuar përplasjeve që ka mes LSI dhe PS në këtë qark, vështirë se dy partitë në rang lokal do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar dhe mbështetur një kandidat të propozuar nga PS, më saktë nga një prej deputetëve socialistë të Qarkut të Dibrës.  Kjo do të thotë se çdo vendim që do të marrë dega e LSI-së, që me shumë gjasa nuk do të angazhohet për të punuar për një kandidat të propozuar nga PS, do të mbetet thjesht një vendim lokal, për të cilin PS në qendër nuk mund të akuzojë apo fajësojë LSI në qendër, në një humbje të mundshme më 11 Shtator.

Kjo edhe për vetë faktin se kandidati socialist që përflitet për postin e Kryebashkiakut është një figurë lokale, ndërkohë që përballë tij kandidon Sherefedin Shehu, një politikan karriere, intelektual dhe që ka mbajtur poste edhe në ekzekutivin shqiptar.

Nisur nga sa më sipër duket se Ilir Meta ka nisur lojën ngriva-shkriva me Edi Ramën. Ku herë e paralajmëron se mund t’i rrëzojë qeverinë, herë i jep garanci se mandati qeverisës do të përmbyllet dhe herë jep sinjalet se koalicioni nuk funksionon.

Kjo situatë duket se ka çuar Kryeministrin drejt një zgjidhjeje tjetër, duke ofruar në Qeveri PDIU, e cila pret të marrë poste qeveritare gjatë rikonfigurimit të Kabinetit, duke synuar rritjen e peshës së kësaj force politike, e cila sot numëron 5 deputetë.

Duket se loja e Ramës nuk është ajo e disa muajve për të përmbyllur një mandat qeverisës, për të cilin Ilir Meta thotë se i ka ofruar dy apo 3 deputetë, që qeveria mos bjerë nëse LSI largohet nga koalicioni, por ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deri atëherë Kryeministri mund të jetë i detyruar të shohë lojën e Metës, herë duke ngrirë dhe herë duke shkrirë raportet mes dy partive që bashkëqeverisin prej 3 vitesh. /citynews/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook