Sport
Hysaj rinovon dhe vendos rekordin shqiptar!
Hysaj-Napoli, fundi i kapitullit. Gjatë gjithë kësaj kohe që kemi folur ka pasur bisedime të fshehura, takime dhe madje edhe “ngërç” ekonomik.
I gjithi sepse Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit, është një person që nuk fal asgjë dhe do gjithçka sipas bindjes së tij. Ashtu sikurse edhe klauzola që ka vendosur për Elseid Hysajn, që bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar i kombëtares me një klauzolë “përbindëshe”: 50 mln euro për ata që do të duan ta blejnë lojtarin duke prishur kontratën me Napolin, raporton Sportekspres.
Kontratë që do të zgjerohet edhe për një tjetër vit, deri në 2021, me 1,4 mln euro në sezon, duke u rritur në vijim të viteve, deri sa të prekë kuotën 2 mln euro në vitin e fundit të kontratës.
Por, ka edhe më shumë se kaq, në artikullin e ekspertit Alfredo Pedula, te “Sportitalia”, i cili thekson se ka një opsion për firmë deri në 30 qershor 2022 me një rrogë 2,5 mln euro dhe bonuse.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu