Lidhu me ne

Gatime

9 përfitime shëndetësore të kastravecit

1

Nuk është thjesht i freskët, i shijshëm dhe i pasur me vlera ushqyese, ideal sidomos në kohën kur temperaturat janë të larta. Kastravecët janë plot me vitamina esenciale dhe minerale, si: vitamina K dhe C, disa vitamina B, bakër, kalium dhe mangan, të cilat mund të ndihmojnë në rivitalizimin e shëndetit!

Mbrojtës i trurit

Kastravecat përmbajnë një anti-inflamator flavonal të quajtur fistein, që luan rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit të trurit. Ai është i njohur për aftësitë e tij për të përmirësuar kujtesën dhe madje edhe për të mbrojtur qelizat nervore nga dobësimi për shkak të plakjes. Fisetina gjithashtu parandalon dëmtime të të mësuarit dhe të kujtesës, siç është provuar në eksperimentet e bëra me minj që vuanin nga sëmundja Alzheimer.

Veti antioksidante të shkëlqyeshme

Kastravecët janë plot me antioksidantë, duke përfshirë vitaminën C dhe beta-karotenin. Ata gjithashtu përmbajnë flavonoide antioksidantë si kuercetin, apigenin, luteolin dhe kaempferol. Kuercetin është një antioksidant që parandalon çlirimin e histaminës, duke e bërë atë një antihistaminë natyrore. Kaempferoli mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Redukton inflamacionin

Kastravecët mund të ndihmojnë për të qetësuar përgjigjet inflamatore të sistemit në trupin tuaj. Disa studime të kryera në kafshë kanë zbuluar se ekstrakti i kastravecit ndihmon për të reduktuar pjesërisht inflamacionin e padëshiruar duke frenuar aktivitetin ose enzimat pro-inflamatore.

Pakëson rrezikun e kancerit

Kastravecët përmbajnë polifenole të quajtura lignane, të cilat mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancereve të ndryshëm, si: i gjirit, i mitrës, kanceri ovarian dhe i prostatës. Ata gjithashtu përmbajnë fitonutrientë.

Ndihmon në tretje

Kastravecët janë plot me fibra dhe ujë, dy nga elementet më të rëndësishëm të nevojshëm për një shëndet optimal tretës. Kastravecët mund të ndihmojnë për të rritur pH e stomakut, gjë që ndihmon për të rregulluar simptomat e refluksit acid. Po ashtu, lëkura e kastravecëve përmban fibra të pazgjidhshme, të cilat e ndihmojnë ushqimin të lëvizë shpejt në traktin e tretjes, duke promovuar eliminimin e shëndetshëm.

Freskon frymën

Nëse frymëmarrja juaj nuk është e freskët dhe iu vjen erë e keqe, mund ta freskoni duke e vendosur një fetë kastravec në gojë. Kjo do t’iu ndihmojë të shpëtoni nga era e keqe e gojës e shkaktuar nga bakteret.

Menaxhon stresin

Kastravecët përmbajnë një shumëllojshmëri vitaminash B, duke përfshirë vitaminën B1, B5 dhe B7. Vitaminat B janë të njohura për ndihmën që japin duke qetësuar ankthin dhe zvogëluar efektet e dëmshme të stresit.

Menaxhon peshën trupore

Kastravecët përmbajnë shumë pak kalori, por jashtëzakonisht shumë ushqyes. Kur kastravecët treten shpërbëhen në një teksturë xhelatinoze, e cila ndihmon për të ngadalësuar tretjen, duke ndihmuar që të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë. Kjo është arsyeja pse ushqimet e pasur me fibra janë shumë të mirë për menaxhimin e peshës.

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Për shkak se përmbajnë kalium kastravecët mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Kaliumi është një elektrolit dhe që ndihmon në bashkëveprim me natriumin për të kontrolluar përhapjen e impulsit nervor, tkurrjen e muskujve dhe funksionin e zemrës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet1 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook