Lidhu me ne

Radar

10 pyetjet më të këqija në një intervistë televizive

indir

10 pyetjet më të këqija në një intervistë televizive

Ka plot folës/gazetarë që intervistën e quajnë punën më të lehtë. Një intervistues i papërgatitur dhe që mendon se pyetje është çdo fjali që ka pikëpyetje në fund – bën pyetjet e më poshtme.
Këto pyetje i kam dëgjuar shpesh si të veçuara dhe për fat të keq edhe si “paketë”

1. Cili është mendimi juaj për zhvillimet e fundit?
2. Në këndvështrimin tuaj si i gjykoni zhvillimet e këtyre ditëve?
3. Ç’mund të na thoni më shumë rreth kësaj çështje?
4. X thotë se ….ju si e komentoni këtë deklaratë?
5. Cilat janë shqetësimet tuaja kryesore?
6. Domethënë ju ka bërë përshtypje….po tjetër?
7. Për teleshikuesit më tepër a mund të sqaroni pak më hollësisht?

8. Le të ndalemi tek një çështje që është debatuar gjatë këto ditë. Aksidentet. Janë shtuar dhe po shtohen. Ju si i keni parë këto?
9. Po mbaron edhe koha që kemi në dispozicion nga regjia….a keni diçka për të shtuar….
10. Jo. Atëherë kam një pyetje: ku do të kaloni pushimet? Nëse i keni bërë. Po. Dmth.. ku I kaluat? Si ishte?

Pyetja që të vjen natyrshëm kur dëgjon xhevahire të tilla, është: pse është bërë kjo bisedë?
Dhe pyetja më e rëndësishme që mungon dhe më e mira që mund të ndihmojë në intervistë është pyetja e thjeshtë, e shkurtër, e qartë: PSE?
Nëse nuk njeh problemin, nëse nuk njeh personazhin e ftuar, nëse nuk ke hulumtuar rreth temës që do të flasësh, nëse nuk di të komunikosh dhe të ndërtosh intervistën, nëse nuk e ke idenë se çfarë do të thuash…atëherë nise dhe bitise intervistën me 10 “pyetjet” e mësipërme. Është e provuar se i mbush 10-25 minuta. Nëse jo, atëherë tund kokën dhe bëj shenjë me duar të ftuarit t’i japë gojës. Vetë bëj sikur mendohesh, merr një pozicion… sikur i di mirë këto gjëra, por nuk ja ke shumë ngenë. Tunde kokën lehtë….

Burimi Lutfi Dervishi Facebook

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook