Lidhu me ne

Aktualitet

“Politika shqiptare duhet të distancohet prej Erdoganit”

“Politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE”. Ky është qëndrimi i ish-atasheut ushtarak të Shqipërisë në Turiqi, Hajro Limaj, i cili në një intervistë për DITA, thekson se Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane. Për Limaj, qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar kërkesave të autoriteteve turke për mbylljen e shkollave të Gylenit.

 

Duket dhe shprehet se këto muajt e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm edhe marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian? Cili është komenti juaj për këtë aspekt?

Erdogani tashmë në të gjithë botën demokratike, në Bashkimin Europian dhe në Amerikë, njihet dhe cilësohet si një pushtetar totalitarist, shantazhues dhe kërcënues. Aktualisht me SHBA dhe Bashkimin Europian marrëdhëniet pothuajse janë të ngrira. Amerikën fillimisht Erdogani e akuzoi për gisht në këtë tentativë për grusht shteti dhe vazhdon ta kërcënojë të dorëzojë me ekstradim në Turqi Gylenin. Qeveria amerikane, me të drejtë, kërkon fakte bindëse, por deri tani nga dosjet që ka dërguar Turqia dhe grupet e hetimit që janë ngritur posaçërisht për këtë çështje në SHBA,nuk po e vërtetojnë akuzën e Erdoganit. Gyleni me të drejtë kërkon të ngrihet një gjykatë e pavarur ndërkombëtare dhe nëse vërtetohen akuzat ndaj tij të marrë dënimin kapital. Kapur tek ushtria e refugjatëve sirianë, që janë grumbulluar nëpër kampet e Turqisë dhe kërcënimi se mund t’i lejojë të dynden drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Erdogani i kushtëzon BE-së bashkëpunimin e mëtejshëm me liberalizimin e vizave në muajin tetor, kur nuk i ka përmbushur detyrat plotësuese dhe vazhdon t’i shkelë me arrogancë dhe brutalizëm të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut. Ideja e qeverisë turke për të vënë tani një ultimatum dhe për të përmendur tetorin si datë për fillimin e heqjes së vizave është absurde, thonë shumë liderë europianë. Sot shpresat e tyre janë shuar. Rexhep Tayip Erdogan u shndërrua nga një reformator në një president autokrat, i cili e minoi shtetin ligjor, shkatërroi lirinë e shtypit e së fundi me dekretet në gjendjen e jashtëzakonshme, po përgatit përfundimisht transformimin e shtetit turk në një regjim presidencial absolutist. Deklaratat e tij për “spastrime” shoqërore janë një ogur i keq. Erdogani dhe shteti, që ai ka krijuar, nuk janë aspak në gjendje për anëtarësim në BE. Kancelari i Austrisë kërkoi prerazi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Turqinë për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit. Erdogani në të gjitha mitingjet populiste që organizon qahet se si është e mundur që asnjë ministër nga shtetet e Bashkimit Europian nuk vizitoi Turqinë mbas tentativës për grusht shteti. Papa Françesku para disa ditësh, kur u pyet për këtë çështje,tha se “ne nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur në Turqi”. Pra, komuniteti europian nuk e përjashton pistën se kjo tentativë ka qenë një skenar ogurzi i përgatitur dhe i drejtuar nga Erdogani, kryetari i SHIK-ut dhe Shefi i Shtatmadhorisë.

 

hajro-limaj-oped-express-c1200x600Po për “Aksionet e spastrimit“ edhe në Ballkan cili është mendimi juaj?

Aksionet e spastrimit“, siç i quan presidenti Erdogan mijëra arrestimet pas puçit të dështuar, kanë në fokus tani institucionet arsimore edhe në Europën Juglindore. Disa vendeve europiano-lindore u kanë arritur kërkesa me shkrim nga ambasadat dhe konsullatat turke, që të mbyllin shkollat e Gylenit“.Në Ballkan ato konsiderohen si alternativë ndaj sistemit të vjetruar shtetëror të arsimit. Ato vlerësohen për cilësi dhe rendimente të larta të nxënësve të tyre. Ministritë përkatëse të Arsimit në vendet e Europës Juglindore hedhin poshtë çdo akuzë, sipas të cilave në këto shkolla bëhet “punë misionare”. Shkolla u përmbahet strikt ligjeve të vendit përkatës dhe janë të orientuara sipas planeve mësimore shtetërore. Qëndrimi i Ankarasë ka ngjallur indinjatë tek shtetet e prekura. Ministria rumune e Arsimit i hedh poshtë me vendosmëri të tilla kërkesa dhe siguron, se shkollat nuk do të mbyllen. Nga Bullgaria ka lajme të ngjashme. Në Bosnje ambasadori turk u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’u kundërvihen shkollave, të cilat ai i cilësoi si “organizata terroriste”. Në Shkup shoqata e minoritetit turk kërkoi “spastrimin” e vendit nga “tradhtarët”. Kësaj i shtohet edhe kërkesa për “dënimin” e publicistit kosovar Berat Buzhala. Qeverisë kosovare iu kërkua që të veprojë kundër Buzhalës. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e quajti këtë kërkesë “të papranueshme” dhe “krejtësisht të ekzagjeruar”. Ndërsa politikanët europianë u kundërvihen ndërhyrjeve të presidentit turk Erdogan. Interes dhe jehonë të veçantë pati deklarata e Kryeministrit të Belgjikës,Bourgeois,kundër ambasadorit tuk në Bruksel në lidhje me kolegjet turke atje: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal, besoj se duhet ta dijë se ai për këtë duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste”. Kundërshtimet kanë qenë të ndryshme. Ditët e fundit e kundërshtoi qeveria e Kazakistanit dhe Kirgistanit.

Sistemi arsimor i kolegjeve turke tashmë është në 160 vende të botës, në SHBA, Gjermani, Austri, Belgjikë, Kanada, Zelandën e Re, Australi…Po Erdogani u bën shantazh vendeve të vogla dhe atyre të mëdha për këtë çështje. Prandaj edhe qeveria jonë, me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar. Marrëdhëniet personale nuk duhet të dëmtojnë shtetin. Këto janë shkollat tona, të hapura dhe të kontrolluara me vendime të qeverisë. Dhe më e rëndësishmja, politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE. Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane dhe jo me konceptet bashkëkohore moderne, siç kanë bërë qeveritë e mëparshme të Turqisë: Demireli, Tansu Ciller, Exheviti etj.

 

erdogan gylenSi e vlerësoni rikthimin e Erdoganit tek Putini ?

Thuhet se politika është kurvë, por jo kaq e paskrupullt. Kriza që lindi midis tyre për rrëzimin e një avioni ushtarak rus që shkeli hapësirat ajrore të Turqisë, nga Erdogani u propagandua me forcë se ” ne jemi shtet i madh”. Bile ai iu përgjigj Putinit: ” mos luaj me zjarrin”. Ndërsa për rrëzimin e avionit rus, ish-kryeministri turk Davutogllu deklaroi se”aviatorët turq ishin urdhëruar direkt prej tij”. Ndërsa tani të dy pilotët me urdhër të Edoganit janë arrestuar dhe Erdogani i kërkoi falje publikisht Putinit, akt që disa analistë politikë e kanë përkthyer si nënshtrim të turpshëm të presidentit turk, në një kohë kur u drejtohet me deklarata dhe tone kërcënuese presidentit Obama, kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian Matteo Renzi, kryeministrit të Belgjikës, Bourgeois,etj. Më datën 9 gusht Erdogan do të takohet me Putinin. Plot ngjarje dhe fakte shprehin se Erdogani prej kohësh është i “dashuruar” me Rusinë dhe me Putinin. Ai edhe pse është anëtar i NATO-s, është bërë pjesë e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait”, si vëzhgues. Me Putinin, përveç rithellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, Erdogan synon dhe kërkon që të ndajë rajonet e influencës në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Ata po bëjnë lëshime reciproke për realizimin e interesave gjeostrategjike në këto dy rajone. Erdogani ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame në Lindjen e Mesme, në Kaukaz dhe më tej. Brenda kësaj strategjie një vend parësor ka edhe Ballkani. Ai ka tronditur marrëdhëniet e besueshmërisë me NATO-n dhe vazhdimi i këtij kursi, i cili është jashtë të gjitha kërkesave të shteteve demokratike të NATO-s mund ta çojnë deri në largimin e Turqisë nga kjo organizatë. Dhe ai menjëherë do të bëhet anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait.

 

Para disa ditësh në gazetën “Shekulli” u botua një koment me titull “Një përgjigje për ambasadorin turk në Tiranë, ndërsa këshilltari i ambasadës,Sinan Cem Bas, po në këtë gazetë, më 5 gusht, u përgjigj me shkrimin “Kush e komandon Hajro Limajn”.

 Është një pyetje që patjetër opinioni publik kërkon një sqarim konciz. Me kujdesin dhe terminologjinë e një diplomati, ambasadorit turk i kërkova që në marrëdhëniet dy palëshe duhet zbatuar Konventa e Vjenës për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran. Ju referova përgjigjes shumë të ashpër që i dha kryeministri i Belgjikës ambasadorit turk në lidhje me kolegjet turke atje. Fatkeqësisht, edhe këshilltari, Sinan Cem Bas, nëpunësi i Erdoganit në Tiranë, në vend të një përgjigjeje sipas etikës diplomatike, përdori gjuhën e Erdoganit, që është bërë problem botëror. Ky këshilltar të njëjtën gjë bëri edhe me analistin e njohur Mentor Kikia para disa muajsh në “Gazetën Shqiptare”. Ky diplomat natyrisht që do të mbrojë politikat e Erdoganit, sepse nga ai paguhet, ndryshe brenda 24 orëve kthehet në Turqi e shkon në burg si plot shokë të tij. Pra atë e komandon Erdogani, ndërsa mua nuk mund të më komandojë as Erdogani, as Gyleni dhe askush tjetër. Unë jam një personalitet i pavarur në media dhe drejtues i një instituti të pavarur. Koha provoi parashikimet e mia të botuara me komentet “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizimi i Erdoganit dhe rritja e terrorizmit”, botuar në vitin 2015, të cilat mund të gjenden nëpërmjet Google-s. Si një analist i fushave te sigurisë, për të cilën shteti ka shpenzuar për të më përgatitur dhe bazuar në përvojën time në këtë fushë, shprehur edhe në rreth 1500 analiza, komente dhe opinione në gazetat kryesore të Shqipërisë, në 5 libra publicistikë dhe studimorë si dhe në shumë debate televizive, unë e ndiej si detyrë t’u bëj thirrje politikanëve dhe shtetarëve të Shqipërisë: “Distancohuni nga politikat e Erdoganit”, siç është distancuar e gjithë Eoropa ku ne duam të integrohemi!” Politikat e Erdoganit nuk janë aspak të ngjashme me politikat e paraardhësve të tij në lidhje me Botën Shqiptare. Turgut Ozali, Demireli, Cilleri, Mesut Jellmazi dhe Exheviti, me të cilët pata fatin dhe nderin të takohesha dhe të punoja në vitet 1993-2001, ishin intelektualë elitarë, pro amerikanë dhe europianë. Ata nuk mendonin dhe projektonin pushtimin e Botës Shqiptare me xhami dhe institucione të tjera fetare për të realizuar ëndrrën e paraardhësve të tyre apo aktualisht të Erdoganit dhe Davutoglusë, të rikthimit të perandorisë Osmane në hartat e saj të vjetra apo të mykura. Ky skenar përbën kërcënim për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, pasi bie në kundërshtim me objektivat integruese të vendit. Koha do t’i provojë të gjitha. Populli turk mbetet një popull mik i shqiptarëve dhe ai duhet ndarë nga Erdogani. Ky, si çdo udhëheqës, është kalimtar. Për fatin e tij të keq Erdogani nuk e mendon fundin e tij, siç nuk e mendonin para tij Hitleri, Musolini, Stalini, Pinoçeti, Çaushesku, Sadam Hysejni, Kadafi,…etj.

Gazeta Dita

*Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook